Kenza Layli kurorëzohet Miss Inteligjenca Artificiale

SYRI TV

Një aktiviste marokene është kurorëzuar si Miss Inteligjenca Artificiale, në konkursin e parë të organizuar.

Kenza Layli është një influencere për stilin e jetesës që ndërthur bukurinë, zgjuarsinë dhe magjinë e Inteligjencës Artificiale. Ajo shpjegon në një video se pavarësisht se nuk emocionohet si një person real, u krijua për të kryesuar renditjen duke mundur 1500 bukuroshe të tjera të modifikuara përmes teknologjisë.

Kenza fitoi çmimin prej 20 mijë dollarësh që i shkon krijuesit të saj, një ekzekutivi teknologjie nga Maroku.

Paneli i gjyqtarëve përbëhej nga ekspertë realë dhe kompjuterikë që i ndanë krijimet në kategoritë e bukurisë, teknologjisë dhe prezencës në rrjetet sociale.

Në treshen kryesore hynë edhe francezja Lalina Valina dhe portugezja Olivia C.

Ky konkurs, i pari në llojin e tij u hap në muajin prill nga Fanvue World AI Creator Awards që ftoi përdorues të Inteligjencës Artificiale nga e gjithë bota për të treguar aftësitë programuese dhe për të formësuar një të ardhme të bukur për komunitetin teknologjik.

 

Miss Inteligjenca Artificiale, shpallet fituese një marokene