A MUNDË TË FALIM LUMTURI EDHE NËSE VET JEMI TË PALUMTUR ?

SYRI TV
Para shumë vitesh , një grua, që e takoja gjatë udhëtimeve me tren,
më luti ti përkthej, në komunën e saj.
Isha lodhur dhe e sëmurë, por gratë tona më dhimben shumë, dhe gjithmonë e gjej një vegëz për ti arsyetuar për mosmësimin e gjuhës.
Ditën e përkthimit, menxi u ngrita nga shtrati nga ndikimet e terapisë.
Ecja si një njeri që ka moshë mbi njëqind e njëzet vjeçe.
U takuam te pallati ku banonte ajo.
Më përshëndeti me një çehre shumë të rëndë.
A je mirë, çka ka të re , e pyeta
Krejt të vjetra , mu përgjigj
Ne ecnim , koha kalonte, e ajo çehren se ndërronte.
Pse po dukesh si e hidhëruar , e pyta edhe njëherë.
Më kanë larguar nga puna, më erdhi letra , më tha
Ma jep ta lexoj, i thash
Se kam me vehte, më tha,
por ma lexoi djali
Ku është djali, e pyeta
Po flen, në shtëpi …
( Paramendoni : unë shkoja me i përkthy falas, me kimioterapi, djali flinte në shtëpi )
Veç me i dalë ndoj kerri përpara , më tha
( me të tillë fëmijë edhe këtë mund ta bëjë njeriu, mendoja me vete )
Mu dhimbs shumë, e mora në telefon një firmë, i luta me e marrë dhe për befasi, e pranuan.
Sepse janë shqiptarë.
Ajo u gëzua shumë, sytë i shkëlqenin.
Jam rritur me varfëri, me dy prindër të papunë, më tregoi dhe lotët i shkuan
Pas përkthimit, i thash: unë kushedi çfarë rasti të kem, u buzëqesh njerzve kur i takoj, sepse është njerëzore.
Njerëzore është të jesh i palumtur dhe të arrish të falësh lumturi.
Si është e mundur kjo?
më pyeti me habi
( doja me i thanë : ja sikur unë, që pardje kam marr kimioterapi e menxi u ngrita me të lumturu ty, më erdhi keq )
Është e mundur i thash.
Mundë të bësh tjetrin të lumtur edhe nëse vet nuk je.
Pas pak u ndalëm dhe e shikuam një palaqo tek po argëtonte një mori fëmijësh.
Përballë ishte një mishtore
dhe kasapi po e prehte thikën e vet.
Ja i thash, jeta ka plot shembuj, ai palaqo që po i gëzon kaq shumë fëmijët, mundë të mos jet i lumtur vet.
Pa shiko se me çfarë guri e mpreh thikën ky kasapi, guri është vet i pamprehur dhe e mpreh thikën.
Unë nuk mundem, ma ktheu, kur kam një problem, nuk shoh mirë
Po, por , zëre që ke ftuar disa miq në drekë, dhe ke gatuar lloj lloj ëmbëlsira, a mendon se e shijojn miqt duke e parë fytyrën tënde.
Unë personalisht , kur më ndodhë një problem , ndalem e them : ka një zgjidhje.
Jeta i rrëzon gjërat për të vënë një rregull në jetën tonë.
Sikur ne , kur e zbrazim gjithë vitrinën e kuzhinës, apo tërë ormanin e rrobave, pėr të vënë rregullin pra.
Kështu edhe jeta e ka.
Përplasë të vjetrat për të vënë të rejat.
12.06.2021
Hava Kurti Krasniqi