Prof.dr. Arlinda Amiti: Jemi të priveligjuar te jetojmë në Zvicrën toelrante dhe demokratike. Është vërtetuar shkencërisht se komuniteti shqiptarë në Zvicër po integrohet me sukses, janë shembull të këtij procesi
Prof.dr Arlinda Amiti, jo vetem shembull integrimi dhe suksesi, por ajo edhe po e shkruan historine e diaspores shqiptare, ehste e para dhe e vetme shqiptare doktor shkence në Zvicër. Ajo ehste ligjeruese në Universitetin e Bazelit. Prof.dr. Arlinda Amiti, është koordinatore e programit të doktoraturës “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG),
Prof. Amiti ështe modeste ju shmanget lavdit, nuk deshiron te dal ne gazeta te lavdrohet apo te flas ne veten e pare! Prof. Amiti po lene gjurmë në historine e diaspores shqiptare ne Zvicër e me gjere diasporen, intelektuale, me pak fjale e shume pune, me plote suksete në fushën e dijes. Eshte krenare qe eshte shqiptare! Edhe pse është shumë e re në moshë, Arlinda eshte poliglote meqe zotëron 8 gjuhë të huaja boterore. Arlinda Amiti po shkruan hisotrine e dipaores shiptare me shumem se shembuill integrimi,. Ajo ka lënë gjurmë në Zvicër me suksete në fushën e dijes. Edhe pse është shumë e re në moshë, ajo zotëron 8 gjuhë të huaja dhe është ligjeruese në univerzitetin e Bazelit,
Prof.dr. Arlinda Amiti: Jemi të priveligjuar te jetojmë në Zvicrën toelrante dhe demokratike. Është vërtetuar shkencërisht se komuniteti shqiptarë në Zvicër po integrohet me sukses, janë shembull të këtij procesi
Prof.dr. Arlinda Amiti erdhi në Zvicër në vitin 2000 si gjithe shqiptaret, ku ajo ishte një vajze dhjetë vjeçare me familjen e saj nga Maqedonia Veriore.« Familja ime ka ardhur nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi emigruar në Zvicër në vitin 2000. Mirëpo, babai im punonte si në Zvicër që nga viti 1981. Para katër vitesh jam martuar dhe kemi një djalë. Në javët e ardhshme presim fëmijën tonë të dytë… » ka thëne ne fillim te bisedes znj.Hamiti për gazeten zvicerane Le Canton27.ch.
Ajo, para ca ditersh mbrojti tezën e doktoraturës me temë: “Imamët Shqiptarë në Zvicër” dhe u shpall Doktor shkence në Fakultetin e Teologjisë dhe Studimit të Religjioneve.
Një femër e suksesëshme në Zvicër e cila zotëronn shtatë gjuhë, prej tyre pesë në nivel akademik. Ajo shquhet për aftësitë e saja në oratori dhe ortografi. Shkak i aftësive të komunikimit dhe njohurive shkencore, ajo paraprakisht u zgjodh si ligjeruese në Universitetin e Bazelit.
Lidhur me temen e doktoraturës znj.Arlinda Amiti ne vazhdfim ka phuar se « Unë kam shkruar një tezë doktorature për imamët shqiptarë në Zvicër në Universitetin e Friburgut në Qendren e Zvicres për islam dhe shoqëri » (Centre Suisse Islam et Société). Ndoqa pyetjen se si e kuptojnë imamet islamin në diaspore (ku muslimanët janë në pakicë). Për këtë kam shqyrtuar dhe vlerësuar predikimet e tyre të xhumasë. Projekti i doktoratures zgjati nga viti 2017 deri në këtë vit. Unë e mbrojta me sukses veprën tetorin e kaluar. »
« Aktualisht punoj si ligjëruese dhe drejtore e studimeve islame. Si ligjëruese punoj në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Zvicrën Veriperëndimore (FHNW). Jam e punësuar në degën e pedagogjisë. Ne trajnojmë mësuesit e ardhshëm për shkollën e mesme. Ligjeroj ne degën e etikën, fetë dhe komunitetet (ERZ – Ethik, Religionen und Gemeinschaft), si dhe hapësirat, kohët dhe shoqëritë (RZG- Räume, Zeiten und Gesellschaft)…» ka shtuar znj.Amiti
«Si Drejtore e Studimeve Islame, unë ofroj kurse në arsimin e të rriturve në bashkëpunim me komunitetet krishtere dhe hebreje. Gjëja kryesore është të njihen më mirë të tre fetë monoteiste. Në rastin tim, unë jam përgjegjëse për ngjarjet që lidhen me Islamin. Puna është pjesë e (Forum für Zeitfragen) forumit për çështjet bashkëkohore, i cili mbështetet nga Kisha Ungjillore-Reformuar e Bazel-Stadt dhe nga komuniteti musliman i Bazelit… »
Sikur te ishim ndonje medium shqiptar nga Kosova apo Shqipëria sigurisht kete biesede me ju do ta titullinin «gruja shqiptare me shami» qe kjo ne një shtet anti racist dhe tolerant siq eshte Zvicra, që nuk i shkon. Ndryshe do te ishte e ngjajshme sikur te shkruanim per nje femer shqiptare nga Prishtina apo Tirana « nje grua shqiptare pa shami ka diplomuar » apo per ndonje afrikan «nje burre i zi ka diplomuar» qe do ishte fyese dhe antinjerzore.
Duke folur për shaminë profesoresha shqiptare znj.Arlinda Amiti ka thëne se « Jo, jo me shaminë unë kurre skam pasur problem ne Zvicër, perkundrazi rrespekton ketu jetojme ne Zvicer e jo ne ballkan Shamia nuk ishte problem as për arsimimin tim dhe as për punën. Sidomos në shkencë dhe bashkëpunim ndërfetar, ku punoj vetë, njerëzit janë shumë tolerantë ndaj njëri-tjetrit. Por duhet thënë edhe se ka punëdhënës që për arsye të ndryshme flasin kundër shamisë. Fatkeqësisht, arsyet për këtë shpesh bazohen në motive raciste. Por unë personalisht nuk kam pasur ndonjë përvojë negative me të as në botën e punës dhe as në universitet. »
Se cfare mendon për (mos) integrimine komuniteti shqiptare ne Zvicer prof.dr. Arlinda Amikti ka pohuar se « Është vërtetuar shkencërisht se komuniteti shqiptarë në Zvicër po integrohet me sukses. Megjithatë, këtu nuk mund të flitet për një proces statik. Integrimi është një fenomen dinamik që ndodh vazhdimisht. Gjithashtu varet shumë nga motivet individuale të njerëzve që emigrojnë në Zvicër. Megjithatë, shqiptarët tani mund të shikojnë prapa në dekada të historisë së migrimit. Sidomos brezi i ri që ka lindur dhe është rritur në Zvicër ka një potencial të madh sepse janë socializuar këtu. Shqiptarët tani janë të punësuar në fusha të ndryshme dhe kanë nivele të ndryshme arsimimi. Ky aspekt tregon se shqiptarët marrin pjesë në ngjarje shoqërore në mbarë vendin, janë vendosur për një periudhë më të gjatë kohore dhe kanë ndërtuar një jetë të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore… »
« Nëse më duhet të emërtoj vetëm një numër, atëherë janë shtatë gjuhë. Por sigurisht që më duhet të them që zotërimi im i gjuhëve ndryshon. Gjuhet e mija amtare janë gjermanishtja dhe shqipja. Unë mendoj dhe komunikoj kryesisht në këto dy gjuhë. Kjo pasohet nga spanjishtja dhe anglishtja. Kam studiuar spanjisht për disa vite si në gjimnaz ashtu edhe në universitet dhe mund të them se e flas shumë mirë gjuhën. Pa gjuhën angleze ne këto ditë njëri nuk mund të lëvizi. Në rastin tim, së bashku me gjermanishten dhe spanjishten, ishte gjuha më e rëndësishme në studimet e mia. Unë gjithashtu udhëtoj shumë me familjen time, kështu që shpesh më duhet anglishtja kur jam jashtë vendit. Meqenëse jetoj në pjesën gjermanishtfolëse të Zvicrës, në shkollë mësova frëngjisht si gjuhë të dytë.
Në veçanti gjatë doktoraturës, më është dashur të punoj më shumë me frëngjisht sepse Universiteti i Friburgut është dygjuhësh. Përveç spanjishtes, në universitetin e Bazelit kam studiuar edhe shkencat islame si lëndë e dytë. Ndër të tjera, ishte e detyrueshme të mësohej arabishtja dhe turqishtja. Më pëlqeu shumë të studioja arabisht dhe ishte argëtuese. Kjo është arsyeja pse unë më pas thellova këtë gjuhë jashtë vendit. Nga ana tjetër, turqishten e kam vetëm sipërfaqësore… » ka thene ne fund te bisedes znj.Hamiti.