Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

SYRI TV

Mentor Latifi është emëruar dhe zyrtarisht ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Zvicër, raporton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku përmes një postimi në X i ka uruar atij suksese në detyrën e re.

Osmani tutje tha se ambasadori i ri do të mundohet që t’i mbajë lidhjet e forta me Zvicrën si aleat i vjetër i diasporës sonë.