Falja e Fiter Bajramit në Xhaminë Drita në Emmenbrücke/LU Zvicër

SYRI TV

Festat e komunitetit shqiptarë mysliman si zakonisht në gjitha xhamitë në Zvicër ishin të stërmbushura përplot.

Gazetari i TV Syri sot ishte në Xhaminë Drita ne Emmenbrück të kantonit të Luzernit i cili sjell edhe pamje gjate faljes së Fiter Bajramit.

Para faljes se Fiter Bajramit, Imami Jusuf Ef. Jakupi para numrit të madh të mërgimtarëve foli për Ramazanin rolin dhe rëndësinë deri në ditën e fundit që kurorëzohet edhe me festën e Fitër Bajramit.

Shkaku i prezencës së madhe këshilli i Xhamisë  dhe kryetari Fadil Asani falenderojnë Kantonin dhe Komunën për kontributin e detyruar të  sallës enkas për faljen e Fiter Bajramit.

Në këtë Xhami prezent ishin figura nga Rrjeti i Bizneseve të Zvicrës Qendrore, afarist dhe punëtorë të profesioneve të ndryshme që sjellin paqe dhe dashuri ndaj njeri tjetrit e që gazetari i TV Syri Besim Laci zgjodhi pikërisht këtë Xhami më afër të përcjellë rrjedhën.

Menduh Allajbeg, Ilahist/Muezin me ilahi u kujdes për të pranishmit dhe pastaj Imami Jusuf Ef. Jakupi  tha se pas një muaji ku ndërlidhen rezistenca, përkushtimi, ndërgjegjja, vetëdijesimi dhe sakrifica duke manifestuar një unifikim konstruktiv mes botës fizike dhe metafizike, përgjatë një muaj pa ndërprerë siç ishte ky muaj i bekuar, dhe në përfundim edhe neve si të gjithë myslimanët anekënd botës festojmë Fitër Bajramin. Urojmë dhe përgëzojmë të gjithë ata që në këtë ditë mbështesin nevojtarët që gjinden pranë tyre, dhe angazhohen me përkushtim dhe ndërgjegje për një shoqëri të barabartë e solidare.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë vëllezërve dhe motrave me urimet më të përzemërta për sa më shumë harmoni dhe begati në familjet tuaja. Edhe njëherë e lus krijuesin, Zotin e gjithësisë, të pranojë nga ne agjërimin dhe të gjitha kontributet e afruara gjatë muajit të Ramazanit.