Trupa e Teatri të Qytetit Preshevës është e para që me vetë financim dhe vështirësi sjell shfaqje për publikun shqiptarë në Zvicër.
Bashkatdhetarët tanë çdo herë kanë dhënë të gjitha nga vetja për t’na ndihmuar andaj, unë e shoh si obligim që ne në mundësitë tona të bëjmë më të voglën për ta.
Kësaj here patëm një gërshetim të aktivitetit tonë kulturor, ku piktori Shqiprim Fejzullahu shfaqi edhe një Ekspozitë Personale.
Bashkatdhetarët shfaqën interesim të madh dhe u falënderuan dhe shijuan çaste të këndshme në shfaqje.
Po ashtu në fund për logjistikë ju ndam mirënjohje të gjithë atyre që na ndihmuan në vitin e kaluar.
Falënderojmë Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë për gatishmërinë për bashkëpunim, koordinimin dhe sigurimin e sallës.
Kjo traditë do të vazhdojë.. shkruan ne faqen e tij Adnan Imeri