Libri shqip për herë të pare, pas dhjete vitesh rishfaqet ne Panairin nderkombetar te librit dhe shtypit ne Palexpo ne Gjenevë. Ne panairin nderkombetar e sivjem të librit dhe shtypit (6-10 mars) jane të ekspozuara mijëra tituj veprash, libra keto të zhanreve te ndryshme të autorëve nga mbare bota me mbi 600 shtepive botuese po ashtu edhe me libra shqip dhe me autorë shqiptar,
Abetarja abc.. ka qenë shume e nevojshme per femijet shqiptare ne Zvicren e banuar me 300 000 shqiptarë, prej te cileve mbi 100 000 mije jane femije nen moshën 10 vjeqare. Interesimi eshte i madhe i lexuesve shqipatre, dashamirëve te librit. Ku intersim ishte sidmos tek femijet te cilet kishin nevoje për një Abetara ne Zvcier, diasporen shqiptare për ta mesuar e kultivuar gjuhen e tyre amtare.
Libri shqip ne Gjeneve nga Abetarja deri tek veprat e autorit per fëmije Bedri Dedja, vepra e Bardhyl Mahmutit me « Eskadronët e vdekjes » dhe krijuesi shqiptare ne Zvicer Ilir Xheladini…
Freski e panairit te sivjem nderkombëtar te librit ne Gjeneve ishin edhe veprat e reja me autorëve te rinje shqiptarë. Gjate vizites se Le Canton27.ch ne panairin nderkombëtar kane takuar Edliren, te bijen e shkrimtarit te njohur Bedri Dedja. Po ashtu ne mesin e dhjetra vizitoreve, dashamireve te librit aty ishte prezent edhe konsuli i RK ne Gjeneve Rexhep Bajraktarin, pastaj artist e autorē si Rame Dardania, Ilir Xheladini…etj. Në stendën e librarisë shqipe ihsin te eskpozuar edhe vepra te autorit Bardhyl Mahmuti me « Eskadronët e vdekjes », me « Për Sulejman Krasniqin » te Shyqri Galica , pastaj « Arbëreshët » e Fatmir Toçit etj.. Promovimin e dy librave i beri po ashut edhe nje autr tjeter, gazetar qe jeton dhe vepron ne Zvcer Enver Robeli. Aty ishte edhe Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshe e UPSH-së e cila ne dore mbante ne dore librin e babait te saj, shkrimtarit tashme te ndjere Sulejman Krasniqit. Po ashtu ne panair takuam edhe Valon Kurteshi, nga shoqta e studeneteve shqiptare në Gjenevë etj…
Megjithëse ne standen e shteteve te vendeve tjera boterore u pane ambasador boterore ne Gjeneve dhe Zvicer shqiptaret nga ballkani edhe pse kane 5-6 ambasador, ata nuk u panë?!
Shkrimtari dhe klasiku shqiptar i letërsisë shqipe për fëmijë u prezantua sot në Panairin e Librit në Gjenevë, në këndin e librit shqip Lizesbookstore.be nga e bija e tij, pianistja Edlira Dedja me disa nga veprat e tij më të njohura.
Për dekada të tëra e për breza të shumtë fëmijësh shqiptarë, brënda e jashtë kufijve të Shqipërisë, veprat e Bedri Dedjes kanë ushqyer dhe edukuar me ndjenjën e dashurisë, me frymën e atdhetarizmit dhe bukurisë artistike të gjuhës shqipe mijëra e mijëra lexues të vegjël. Si njohës i hollë i kërkesave të moshave të vogla, shkrimtari Bedri Dedja ka ditur të skalisë ngjarje e personazhë që pasurojnë më së miri botën e lexuesve të vegjël.
Midis titujve të njohur të tij, lexuesit e vegjël u njohën me romanet “Kalamajtë e pallatit tim“ 1 dhe 2, “Sikuriada“, trillerin fantastik për fëmijë “Nëpër korridoret e thella të Jonit“, “Kacimicrri rreth Globit“, “Si katër çiliminj u bënë biznesmenë“, “Alarmet e Qytetit Sdikuisht“, me titujt e njohur si “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit“, “Një udhëtim i rrezikshëm“, “Republika e 1100 çudirave“, “Presidenti i Planetit të Kuq“ si dhe me romanin historik të botuar për herë të parë, “I fundmi i Kastriotëve“, me parathënie të stërnipit të heroit tonë kombëtar, Alessandro Castriota Scanderbeg.
Këto vepra artistike, që përbëjnë faqet më të bukura të letërsisë shqipe për fëmijë janë botuar me mjeshtëri nga shtëpia botuese albas, që së shpejti do të publikojë kolanën e plotë të veprës letrare të babait të shkrimtarit Bedri Dedja. Duke i analizuar përpara dëgjuesve dhe duke u dhënë frymë titujve të sipërpërmendur, Zonja Edlira Dedja u duk sikur e solli edhe një herë shkrimtarin midis nesh, me përshkrimet e tij mjeshtërore të botës së bukur fëmijënore, me ndjenjat, shqetësimet, ëndrrat, lodrat dhe skenat e gjalla të jetës së tyre, për të vendosur një lidhje të re afektive midis brezave e për të hapur dritare të reja drejt dijes.
I-liredition Jeunesse, kjo shtëpi botuese e autorit shqiptar ekspozon për herë të parë në Panairin Ndekrombëtar te librit në Gjenevë
Sivjet pas nje decenie ne keto evenement kulturore me karakter nderkombëtar, do kemi edhe librin shqip, ku do te eskpozohen pëmes autoreve dhe shtëpive botuese ne stendin D457 «i-liredition jeunesse» ku do të ju presë një shtëpi botuese me themelues Ilir Xheladini, krijues me origjinë nga Prishtina. Gjithashtu, do të prezantohet romani i tij i parë i përkthyer në shqip, « Midaks, merimaga kurreshtare », duke ilustruar diversitetin gjuhësor të veprës së tij.
I ftuar dhe të ftuar nderi të këtij edicioni, autori dhe botuesi Joël Dicker, autorja Elisa Shua Dusapin si dhe autorja e stripit Léonie Bischoff do të ftojnë autorë dhe/ose personalitete të zgjedhjes së tyre me të cilët ata dhe ata do të shkëmbejnë. Ndër ndër ta, stendi D457 « i-liredition jeunesse » do të ju presë një shtëpi botuese me themelues Ilir Xheladini, me origjinë nga Prishtina. Ky autor ka botuar dy romane në Francë përpara se të themelonte shtëpinë e tij botuese në Zvicër, e cila promovon autorë nga Zvicra frankofone dhe shpejt po bëri emër në sektorin e librave për fëmijë me afërsisht 40 botime në tre vite, pa lënë pas dore romanet, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
I-liredition Jeunesse gjate këtij vit vjenë për herë të parë në Panairin e librit në Gjenevë, një ndër panairet më të mëdha në rajon. Shtëpia botuese i-liredition prezantohet me 35 libra të zhanreve të ndryshme, duke filluar me libra të ilustruar për fëmijë nga mosha 3 vjeçare, libra të ilustruar për fëmijë nga mosha 5 vjeçare të shkruar nga dy doktor shkence me qasjen që fëmijët të mësojnë duke u dëfryer. Por edhe romane për fëmijë dhe të rritur. Në mesin e tyre edhe libri në gjuhën shqipe « Midax merimanga kurreshtare » një udhëtim fantastik përmes merimanges Midaks dhe dallëndyshe Dea. Të pranishëm në standin tonë janë edhe 8 autorë në takim me lexuesit.