Serbia e zhgenjyer! Kritikoi ambasadorin helvetik pse nuk u solidarizua me propagandën dhe gënjeshtrat e Vucicit ndaj KS në OKB.

SYRI TV

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Zvicra: Të marrin përgjegjësi sulmuesit në Banjskë

Përfaqësuesi i Zvicrës në OKB ka ftuar Serbinë t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, e Kosovës i ka kërkuar që t’i shmangë veprimet e njëanshme. “Ftojmë që Serbia t’i ftojë në përgjegjësi ata që kryen sulm në Banjskë…Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë situatën”, ka thënë ai.

«Zvicra dhe  Britania e Madhe ishin kryesisht në anën e Prishtinës » jane keta tituj te disa gazetave serbe te cilat po vazhdojne te komentojne dedhtimin e Serbise ne KS te OKB-se perballe kryeministrit shqiptar Albin Kurtit,

Edhe presidenti serb Aleksander Vucic ishte i zemeruar me Zvicren pse nuk ia paska mbajtur krahun propagandest se autokratit serb Vucicit nje ish-zedhenes i diktatorit ser Milosevic.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, dhe shumë janë habitur me faktin se Zvicra, e cila është një nga dhjetë shtetet jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit gjatë këtij mandati. na sulmuan së bashku me britanikët, gjë që pritej. Kujtojmë se Këshilli i Sigurimit ka 15 anëtarë, nga të cilët pesë janë të përhershëm (SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca)

Calmy-Rey: Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS të OKB-së, e cila më pas ndërhyri në GJND në Hagë pavarësisht presionit serb dhe rus (Calmy-Rey : La Suisse a été le premier pays à discuter de l’indépendance du Kosovo au CS de l’ONU, qui est ensuite intervenu à la CIJ à La Haye malgré les pressions serbes et russes), ka thene ish-oredidentja e Zvicres Nucheline Calmy-Rey per Le Canton27.ch

Në pjesën më të madhe je britaniket vazhdimisht mbështesin Republiken e Kosoves në çdo gjë dhe praktikisht të qëndrojnë pas Albin Kurtit, kurse vënia e zviceranëve në të njëjtin rol paska habitur serbet. Mediat serbe ket afri, perrkrahje te Zvicres ndaj Kosoves e shpejegojne se lobi shqiptar është jashtëzakonisht i fortë në atë vend, dhe se një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Zvicër, kresisht nga Kosova te perzene para 25 vitesh nga regjimit te eger.

Serbia cfare mund te prite nga Zvicra, nga nje shtet neutral dhe serioz, mos valle te radhitej ne krah te shteteve diktatoriale, serbifile dhe propaganduese sikur Rusia, Kina apo Mosambiku kur dihet se në vitin 2005 Zvicra ishte vendi i pare mu ne KS te OKB-se perdori fjalen “Pamvaresi” per Kosoven! Ky ishte ambasadori Peter-Maurer i cili argumentoi idenë e pavarësisë së Kosovës. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra.

Zonja Calmy-Rey, ish – shefe e diplomacise zvicerane gjithnje ka qene e angazhuar në favor të pavarësisë së Kosovës.

Për Zvicrën e « vogël » dhe neutrale Kosova paraqiste një interes të madh për politikën e saj te jashtme.