Dymbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajneve të kosovës në Panairin Ndërkombëtar të ndertimit SWISS BAU 2024.
Dymbëdhjetë kompanitë e Kosovës që marrin pjesë në panair jane – ALBED , ANSEL, ELNOR FURNITURE, EMSA, HOTI EXCLUZIVE, LESNA, LINE GROUP me kompanitë e saj NERO HOME dhe FASAL, MAXX QERAMIKA, PROMOBI L.L.C dhe VATER 1954 – kanë kompozuar një linjë impresionuese të produkteve që do të ekspozohen në pavionin e Kosovës për bizneset dhe klientët e interesuar në Zvicer dhe me gjera. Këto produkte variojnë nga dyert dhe dritaret, tek kuzhinat dhe mobiljet për dhoma gjumi, tavilina dhe karrika, mobilje per banjo, dyer ndarëse, rafte dhe produkte te tjera për ambiente të hapura.
Pjesëmarrja e kompanive të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar SWISS BAU 2024 është fasilituar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK),per here te pare ne vitin 2010.Kurse qysh nga viti 2012 SHPDK ka organizu ne vazhdimesi grupet per ekspozim ne kete panair.“Anëtarët tanë e shohin Zvicrën si një treg shumë tërheqës dhe fitimprurës për produktet e tyre,” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së. “Pjesëmarrja jonë në kete panair është një mundësi shumë e madhe për kompanitë individuale dhe për të gjithë industrinë e drurit të Kosovës që të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicer dhe shtetet tjera dhe të rrisin shitjet.
Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë në panairat ndërkombëtare të kësaj shkalle dhe rëndësie gjithmonë ka rezultuar me histori të suksesit. Përfaqësimi i shkëlqyer i kompanive tona dëshmon cilësinë dhe inovacionin e produkteve qe prodhohen ne Kosove. Jemi të gatshëm të ndajmë ekspertizën tonë dhe të krijojmë lidhje të reja të biznesit. Pas kësaj eksperience të suksesshme, shpresojmë që do të rezultojë me shumë mundësi të reja bashkëpunimi dhe kontrata, të cilat do të forcojnë pozicionin tonë në tregjet ndërkombëtare. Kjo do të rezultojë në një rritje të eksportit, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë dhe rritjen e imazhit të Kosovës si një shtet inovativ dhe konkurrues,» thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
SHPDK, në bashkëpunim me MINT agjensionin KIESA dhe me mbështetjen e GIZ-EP dhe PPSE, mundesuan realizimin e ketij aktiviteti qe eshte pjesmarrja e 12 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin më të rendesisshem në sektorin e ndërtimit, Swiss Bau 2024 që mbahet në Basel të Zvicrës nga datat 16-19 Janar 2024.