UKSHFZ Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër vizitë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih

SYRI TV

Për të i uruar punë të mbarë Konsullit të ri, z. Vigan Berisha dhe ekipit të tij, Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli dhe sekretari z. M. Saiti sot ishin për një vizitë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich ku u pritën ngrohtësisht nga Konsulli z. Vigan Berisha me bashkëpunëtore dhe me bindje të thella për një bashkëpunim të afërt në të ardhmen.

Konsulli z. Vigan Berisha për së afërmi u njoftua rreth Unionit për themelimit dhe zhvillimin e aktiviteteve me klubet e futbollit shqiptar në Zvicër e në veçanti për Kupën e Diasporës në futboll eveniment madhështorë me 26 klube ekzistuese.

Po ashtu e informuam rreth mbështetjes të Unionit nga Federata e Futbollit e Kosovës z. Agim Ademi dhe kryesia e njëkohësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e ne veçanti z. Elis Badalli.

Vlerësimi i Unionit ishte se nga një diplomat i cili vjen nga vendlindja dhe me njohuri për mërgimtarët është për ta vlerësuar e sidomos informimin që ka marrë nga departamenti për kulturë ne MPJD z. Elis Badalli.

U zotuam se Unioni do të qëndrojë afër institucioneve të shtetit dhe në këtë rast edhe me Konsullatën dhe Konsullin e ri në Zürich z. Vigan Berisha i cili e vlerësoi angazhimin e UKSHFZ dhe kryesinë.

Edhe Konsulli tregoi gatishmërinë të qëndrojë afër Unionit dhe së bashku të rrisim cilësinë, bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj popullit tonë në Zvicër e veçanërisht në Zürich dhe zonat për rreth.