A JANË NJERËZ KËTA? Më iritoj dhe më la pa fjalë një PISHPIRIK me emrin Dardan Molliqaj

SYRI TV
Fatmir Brajshori- Tushi
A JANË NJERËZ KËTA?
( Jo nuk janë; më parë janë çetnik!)
E di që titulli nuk është i duhuri. Do të mund ta gjeja një më të mirë. Ishte e pamundur; thjesht nuk desha.
Më iritoj dhe më la pa fjalë një PISHPIRIK me emrin Dardan Molliqaj, i cili në emisionin „ TOP STORY“ fliste me gjuhën e Vuqiqit, Radojqiqit dhe Listes Serbe.
E para nuk e di arsyen përse TVet shqiptare, ftojn në emisione debati Fatmir Shehollin, Dardan Molliqajn dhe pishpirikat e tjerë të Katjushes, kur këta nuk përfaqësojn askënd, ama bash askėnd dhe mendimi i tyre për situatën aktuale është i vlershëm baras me mendimin e udhëheqesit të indogjeneve nga Himalajet.
Në emision derisa Artur Zheji, Marin Mema, Lorenc Angjeli, Alba Alishani gazetare dhe producente nga rajoni i Mitrovices si dhe një gazetar ekspert i siguris vënin theksin që momenti është për „ bashkim, reflektim, unitet në mendime dhe të gjithë të renditen pas Kosovës“ ky pishpiriki Molliqaj duke u sarrakuq,një dy pallte „ Albini e ka pranue Zajednicen“ si dhe tha që „ atë që bënte Millosheviqi me shqiptarët të njëjtën gjë po e bë Albini me serbët!“
A ka more në atë Kosovë prokuror, AKI por edhe TV normale?
Thonë me ndalue veprimtarin e Listes Serbe dhe arrestimin e Radojqiqit në një anë dhe në anën tjetër Listen Serbe dhe Radojqiqin duke folur shqip e keni për çdo natë në „Televizionet shqipfolëse.“
Edhe Doarsa Kica që njihet për zërin e saj kritik ndaj qeverisë së Kurtit, që e inkuadruan në emision ishte shumë racionale, e arsyeshme dhe e drejtë tek pohoj: „ Unė në këto çaste jam me Institucionet e shtetit tim!“
Dhe të jesh me shtetin, për pishpirikun Molliqaj, ishte mëkat ngaqë Ai sikur donte të thoshte: „ Lëreni Radojqiqin rehat dhe ejani të bëhemi të gjithë bashkë në luftë kundër Kurtit!“
S‘do mend që e pyeta vetën:
A ka ky njeri ( Molliqaj) prindër, vëlla motër?
Po të ishte biri im do t‘i thosha:
„ Mos kështu o bir, se nëna dhe babai nuk të kanë mësuar ta kalbësh zemrën; të bëhesh plangprishës; bukë përmbysësh, i verbër dhe i shurdhër! Bile edhe do ta mallkoja!“
Krejt ajo që më vjen keq, shumë keq është Faton Topalli që e njihja si djalë të mirë dhe Qëndron Kastrati që po zbeh figurën e babait të tij Isës duke u rreshtuar krah për krah me këta pishpirikat si ky Molliqaj…
Në fund të emisionit gazetari ekspert i siguris tha:
„ Ata terrorist që shihen duke ikur, do kthehen sërish… Lufta siç duket veç sa ka nisur!“