Albanian Medical Federation for Europe – konferencë e zhvilluar në Zvicër

SYRI TV

Të shtunën, më 02 shtator në Bülach  kanton të Zürich-ut, me fillim nga ora 09:00 , në prani të  një numrit të madh të mjekëve shqiptarë është mbajtur Konferenca XX e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, organizuar nga “AMFE – Albanian Medical Federation for Europe”, shkruan www.Syri.tv

Të pranishëm ishin një numër i madh të cilët me interesim të madh ju bashkuan Albanian Medical Federation for Europe dhe më pas u zgjodh edhe kryesia e re e mjekëve në Zvicër.

Hapjen solemne të kësaj konference shkencore para të pranishmit e bëri presidentja e» AMFE-së» Dr.Aurora Dollenberg. Sipas sajë qëllimi i kësaj konference ishte  t’i bashkojë shumë mjekë nga mbarë diaspora dhe do të diskutohet për shumë tema të mjekësisë dhe rolin e tyre në ndihmën e dhënies së përvojës së tyre në vendlindje, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Me ftese se Presidentes AMFE -ës   Gazetari nga Presheva  Arben Mehmeti mori pjesë ne konferencën shkencore në Zvicër.

Mehmeti dhe Dollenberg gjatë takimit te tyre pas kësaj konference biseduan për çështjen aktuale në Luginë të Preshevës në fushën e mjekësisë ku pa drejtësisht mjeket shqiptare ne Luginë te Preshevës po diskriminohen nga shteti i Serbisë.

I pyetur nga gazetari Preshevar Arben Mehmeti se a keni parapa një organizatë te tillë te Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës ta hapeni dhe në Luginë të Preshevës , që mjekët shqiptare të asaj treve, që për mes kësaj organizate të ngritin problemet e tyre qe pa  drejtësisht po diskriminohen nga Shteti Serbisë.

Unë si qytetarë i Preshevës i afrova ftesë zyrtare që presidentja e AMFE-SË Aurora Dollenberg së bashku me stafin e saj të vizitojnë Luginë e Preshevës.  Për me shumë ndiqeni videon e realizuar nga Gazetari Preshevar Arben Mehmeti.

 

Arben Mehmeti