FTESË PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE PËR VITIN SHKOLLOR 2023/24

SYRI TV

“SHKOLLA SHQIPE” ZVICËR

FTESË PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE PËR VITIN SHKOLLOR 2023/24

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me  mësimin e gjuhës së vet.” F. Shiroka

 Të dashur Prindër,

Për të qenë sa më afër jush dhe për t’i mësuar ABC-në nxënësve shqiptarë, “Shkolla Shqipe” ka ”shtrirë krahët” pothuajse në të gjitha kantonet e Zvicrës, me premtimin që do jemi çdo vend, aty ku prindërit shqiptarë shfaqin interes, që fëmijët e tyre t`i vijojnë mësimet edhe në gjuhën amtare.

Me kënaqësinë, vullnetin dhe dëshirën e madhe për përhapjen e njohurive të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare për fëmijët e komunitetit shqiptar në Zvicër, i bëjmë THIRRJE të gjithë prindërve shqiptarë, që fëmijët e tyre, të moshës shkollore (nga klasa e parë deri në klasën e tetë), t’i regjistrojnë  në klasat shqipe.

“Shkolla Shqipe” dhe stafi i saj, me mbështetjen e Ambasadës së RSH në Bernë, si dhe Ambasadave të RKS-së dhe të RMV-së po bën çdo përpjekje për të siguruar, që fëmijët të kenë një arsimim cilësor dhe me standarde dhe programe të përbashkëta të miratuara nga dy ministritë e arsimit, asaj të R. së Shqipërisë dhe R. Kosovës.

Përpjekjet vazhdojnë për tu shtrirë dhe hapur klasa shqipe në çdo cep të Zvicrës në mënyrë që të jemi sa më pranë fëmijëve shqiptarë dhe tu ofrojmë mundësinë gjithsecilit për të mësuar gjuhën, kulturën dhe historinë kombëtare.

Ndaj e përsërisim dhe një herë THIRRJEN me lutjen më të sinqertë që t’i regjistroni fëmijët tuaj në “Shkollën Shqipe” në Zvicër. Ju mirëpresim kurdoherë!!

 Bashkohuni me ne! Të mësojmë shqip!

 Mund të na kontaktoni në çdo kohë:

“Shkolla Shqipe” –  Zvicër
Tel: +41 76 321 26 94
shkollashqipezvicer19@gmail.com
www.shkollashqipe.ch