Shuhet nga jeta Josephine e bija e Chaplin-it Josephine

SYRI TV

Aktorja Josephine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin dhe Oona O’Neil, vdiq në Paris në moshën 74-vjeçare, tha familja e saj, sipas Guardian.

Josephine ishte e gjashta nga njëmbëdhjetë fëmijët e Charlie Chaplin dhe e treta nga tetë që pati me O’Neil, aktoren dhe vajzën e laureatit të Nobel-it, Eugene O’Neil.

E lindur në Santa Monica, Kaliforni, në vitin 1949, ajo bëri debutimin e saj në film në moshën tre vjeçare në Limelight, i cili u shkrua, u drejtua dhe u luajt nga babai i saj.

Numri më i madh i roleve në Francë

Ajo gjithashtu luajti në filmin e Chaplinit “Kontesha nga Hong Kongu” nga viti 1967, por ajo luajti numrin më të madh të roleve në kinemanë franceze.

Ajo luajti në filmin e orientuar politikisht të Menahem Golan – “Escape to the Sun”, dhe “The Scent of Wild Animals” me Vittorio De Sica-n dhe Maurice Ronet, “Jack the Ripper” me Klaus Kinski-n, “The Bay Boy” me Liv Ullmann dhe Kiefer Sutherland, si dhe “The Canterbury Tales”.

Në njoftim thuhet se aktorja do të varroset në Paris vetëm në prani të familjarëve.