Blinken reagon ashpër: Rusia po shktërron grurin e Ukrainës, rrezikohen më të varfërit

SYRI TV

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ndaj veprimeve kriminale të Rusisë që në mënyrë të pamëshirshme kanë bombarduar portet e Ukrainës që përdoren për furnizimin global të ushqimit.

Blinken ka thënë se Rusia po e shkatërron grurin dhe shtetet më të varfëra jaën më të rrezikuarit dhe do të pagujanë më shumë për një gjë të tillë.

Ai ka thënë se Moska duhet të ndalojë sulmet e mos të bëhet ushqimi një armë lufte.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë bombardimet e pamëshirshme të Kremlinit ndaj porteve dhe objekteve të Ukrainës që përdoren për furnizimin global të ushqimit. Rusia fjalë për fjalë po shkatërron grurin dhe më të varfërit dhe më të rrezikuarit në botë tani do të paguajnë më shumë për të.

Moska duhet të ndalojë ta bëjë ushqimin një armë lufte”, ka shkruar Blinken në Twitter.