Bislimi dhe Lajçak bien dakord për hapat e parë drejt depërshkallëzimit në veri

SYRI TV

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim në Bratisllavë me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Siç ka njoftuar sllovaku, dyshja kanë rënë dakord për hapat e parë drejt de-eskalimit në veri dhe zbatimit të marrëveshjeve të dialogut.

“Sot në Bratislavë zhvillova diskutime intenzive dypalëshe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajçak