Ekipi FC Kosova nga Zürich është fitues i “KUPËS SË DIASPORËS 2023” nën patronatin e UKSHFZ në Zvicër

SYRI TV

Që nga mëngjesi është zhvilluar një garë madhështore dhe futboll vëllazëror me të gjitha klubet shqiptare pjesëmarrëse të Kupës së Diasporës 2023 në Zvicër.

Që të dy klubet FC Kosova  ZH dhe FC Besa Biel pas ndeshjeve kualifikuese arritën me shumë meritë në finale dhe gjatë zhvillimit të lojës në terren shanse kishin që të dyja të triumfojnë por njëra ishte për një nuancë më e mirë  dhe në fund FC Kosova  nga Zürich u shpall Kampione e Kupës së Diasporës 2023 dhe më e mira nga Ekipet Shqiptare të Futbollit në Zvicër.

Edhe të pranishmit përfaqësues nga Federata e Futbollit të Kosovës Kryetari Agim Ademi, Drejtori sportiv nga FFK Muharrem Saiti dhe Lulzim Berisha dhe tifozët e flakët të futbollit në Zvicër, Sportist me vlera dhe bagazh internacional, artist të fushave të artit dhe kulturës, gazetarë dhe media, ndanë kënaqësinë dhe shijuan një ditë futbolli dhe ngjarje të rëndësishme në Zvicër me klubet e futbollit shqiptar.

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe FC Besa nikoqire, dhanë  një shembull për organizim tepër të mirë dhe shpresëdhënës për Klubet dhe talent të ri në Futboll e po ashtu mesazh i mirë për Kupën e 2024.

Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli në një prononcim bashkë me kryesinë e klubit FC Besa nga Biel Biene tha se janë tepër të lumtur me organizimin dhe zhvillimin e Kupës e në veçanti tregon edhe prania e Klubeve dhe shikuesve që ishin sot  bashke me ne UKSHFZ të mbështetur nga FFK dhe MPJD.

Edhe të pranishmit pas disa intervistave shprehën kënaqësinë që sot ishin bashkë me Klubet Shqiptare ne Kupën e Unionit duke shtuar se rinia shqiptare është duke dhuruar shumë talent shqiptar në futbollin Zviceran të cilët janë reprezentues te Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës e që burojnë nga disa klube shqiptare në Zvicër.

Edhe Milaim Rama shqiptari i parë që ka luajtur për kombëtaren Zvicerane tha se Kupa e Unionit ka qëllime dhe ndikim të madh në veçanti për Klubet dhe futbollistët e ri shqiptar të cilët kanë shans të mirë për ta treguar veten këtu, e po ashtu edhe në garën me fituesin e Kupës në Kosovë dhe atë nga Gjermani e që zhvillohet në Kosovë dhe para tifozëve familjarë të tyre.

Kryetari i Unionit pas përfundimit të Kupës bashkë me kryesinë falënderuan përzemërsisht Klubin FC Besa nga Biel Bienne për angazhimin dhe mbështetjen e pa rezervë që i dhanë Unionit gjatë gjithë kohës që Kupa e Diasporës të përfundojë më së miri.

Falenderojmë mbështetjen e përfaqsuesve nga Ambasadat e Shqiperise Sekretar i Pare i Ambasades z.Valon Gashi dhe nga Ambasada Kosovës përfaqësuesi diplomatik Gjenis Haxhimehmeti të cilët me prezencën e tyre na nderuan dhe sipas intervistave nga ta janë në mbështetje të plotë dhe të gatshëm për ndihmën e aktiviteteve kulturore gjithandej Zvicrës.

Po ashtu një falënderim për të gjitha Klubet Shqiptare të Futbollit në Zvicër për pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Diasporës 2023 e me shpresë që klubet tjera jo pjesëmarrës të cilat pa mundësisht nuk ishin sot, të na bashkohen në Kupën e Unionit 2024 sepse si që u pa sot, vërtetë është kënaqësi të jesh pjesë e Kupës së Unionit.

 

Kryesia e Unionit falënderon publikisht për mbështetjen e pa rezervë FFK, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe të gjithë të pranishmit, sportist, artist, të cilët nga çdo anë e Zvicrës ishin sot bashkë me ne që nga orët e para të mëngjesit.

Falënderojmë edhe Sponsorin gjeneral IMAS AG me pronarin Izet Sahitaj, e po ashtu edhe Shoqërinë Kulturo Artistike ALBAKULT nga Berni për mbështetjen dhe kujdesin e tyre që publikut i dhuruan një copë mëmëdheu me valle me motive shqiptare nga repertori i tyre.