Temperatura e planetit arriti rekorde të reja

Admin

Temperatura e planetit arriti rekorde të reja të martën në ditën më të nxehtë të të paktën 44 viteve të fundit, dhe ndoshta edhe shumë më gjatë se kaq.

E mërkura gjithashtu mund të bëhet dita e tretë me radhë që Toka arrin jozyrtarisht rekord të ri nxehtësie, treguesi më i fundit ky në një seri fenomenesh ekstreme të lidhura me ndryshimin klimatik që kanë alarmuar, por jo surprizuar, shkencëtarët.

Temperatura mesatare e globit arriti në 17.18 gradë Celcius të martën, sipas Universitetit të Meinit, i cili përdor sistemin Climate Reanalyzer që analizon të dhëna satelitore dhe simulime kompjuterike për të prodhuar një pamje të përgjithshme të gjendjes së planetit.