Disa vende me shumicë myslimane kanë dënuar djegien e një kopje të Kuranit në Suedi në një protestë.
Salwan Momika, që thuhet se ishte një irakian që jetonte në Suedi, i vuri zjarrin një kopje të tekstit mysliman përpara xhamisë qendrore të Stokholmit të mërkurën, teksa myslimanët në mbarë botën festuan ditën e parë të Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman.
Vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Irakun, Iranin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin e kritikuan ashpër djegien.
Dhe Turqia, e quajti atë një “akt të neveritshëm”. Turqia – e cila u zemërua gjithashtu nga një protestë për djegien e Kuranit në fillim të këtij viti – tha se ishte “e papranueshme” të lejoheshin “veprime të tilla anti-islamike” të ndodhnin “nën pretekstin e lirisë së shprehjes»