E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka dhënë intervistën e saj të parë që nga fillimi i lidhjes me futbollistin.
Qifti nuk e ka pranuar lidhjen e tyre publikisht deri në ceremoninë e Topit të Artë të vitit të kaluar, ku ish- lojtari i Real Madridit mori çmimin prestigjioz.
Duke biseduar se si u bashkuan, modelja pranoi se as nuk e dinte se ai ishte një yll i madh i futbollit.
“Kur takova Karimin, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin”, tha modelja.
“Që në fillim u ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne kemi qeshur kaq shumë së bashku… Kur them se ai është shoku im më i mirë, e kam fjalën me të vërtetë ai është”, shtoi partnerja e futbollistit.
Jordan foli gjithashtu se si ajo është konvertuar në Islam.
Ajo shtoi se gjatë muajit të Ramazanit ka lexuar shumë për fenë islame dhe i ka pëlqyer shumë.
“Ishte këtu në Xhaminë e Madridit. Ata recitojnë Kur’an… Është një ceremoni e vogël dhe intime. Kam qarë si fëmijë. Jam shumë sentimentale. Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur”, tha Ozuna.
Sipas saj, gjithçka nga feja islame e ka prekur shumë dhe është përlotur.
“Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur, gjatë Ramazanit kam lexuar Kuran dhe më ka përlotur. Lexova gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë. Një libër vërtet i çmuar”, zbuloi tutje ajo.