Festa më e rëndësishme në Islam, Kurban Bajrami, filloi të mërkurën. Anëtarët e ushtrisë zvicerane e mbajtën një lutje për këtë. VBS ka marrë një qëndrim për këtë.
28 qershori shënon fillimin e festës islame të sakrificës, Kurban Bajrami, e cila këtë vit zgjat deri më 2 korrik. Prandaj, personeli i ushtrisë e mbajti një lutje.
28 qershori ishte fillimi i festës Islame të sakrificës, që është festa më e rëndësishme në Islam.
Siç tregojnë fotot e një pjesëtarit të ushtrisë (AdA), ushtarët e ushtrisë zvicerane e kanë mbajtur një lutje. Fotografitë tregojnë disa burra me uniforma të ushtrisë në drejtim të Mekës. Në sfond shihen malet dhe disa automjete të blinduara të ushtrisë zvicerane. Pasi myslimanët u falën, edhe pjesëtarët e tjerë të ushtrisë u bashkuan.
Kapiteni i ushtrisë, Muris Begoviç ishte i ftuar.
Një ushtar që mori pjesë në namaz tha për «20 Minuta»: «Kemi pasur lutjen e parë me një imam në ushtri të mërkurën. Ishte e mrekullueshme!»
Namazin e organizoi batalioni i tyre dhe ishin të ftuar imami dhe kapiteni i ushtrisë, Muris Begoviç.
Ushtarët myslimanë dhe jomuslimanë morën pjesë në lutje. «Shokët tanë bënë shumë pyetje, ishte një moment që më bëri të emocionuar», vazhdoi ushtari.
«Na udhëzuan që të mos shpërndajmë fotografi të namazit».
Një tjetër ushtar tha për «20 Minuta» se imami «e udhëhoqi namazin shumë mirë».
«Kapelani i ushtrisë gjithashtu ishte i hapur ndaj jomuslimanëve.»
Gjendja mes pjesëtarëve të ushtrisë ishte e mirë. «Megjithatë, pas faljes së namazit, na urdhëruan të mos kontaktojmë mediat dhe të shpërndajmë pamje të namazit», vazhdoi ushtari.
Kur u pyet për «20 Minuta», zëdhënësi i ushtrisë Mathias Volken tha:
«Udhëheqja e ushtrisë e ka mbrojtur një kulturë të përfshirjes. Është përgjegjësi e ushtrisë të nxisë një kulturë ku diversiteti trajtohet me ndërgjegjësim dhe respekt».
Arsyeja për këtë ishte Festa e Sakrificës. Për shkak të këtij parimi udhëzues, një lutje myslimane në terren u zhvillua në Zvicrën lindore të mërkurën, vazhdoi zëdhënësi i ushtrisë.
«Rreth dyzet anëtarë të ushtrisë me besime të tjera nga pesë kompanitë e Batalionit 6 të pushkëve malore gjithashtu morën pjesë vullnetarisht në lutjen në terren me myslimanët,» shtoi Volken.
Lutja u drejtua nga kapelani i ushtrisë, kapiteni Muris Begovic, i cili është kapelan i ushtrisë me prejardhje myslimane.
Ushtria shënon gjithashtu se, përveç kapelanëve të krishterë, kapelanët e besimeve të tjera kanë qenë në dispozicion për të ndihmuar anëtarët e ushtrisë kur është e nevojshme për rreth një vit, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit.