Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Teksas. Një punonjës i aeroportit ka humbur jetën pasi u thith nga motori i një avioni pasagjerësh. i ndjeri po shkonte tek dera e avionit në momentin kur u thith nga motori që ishte ndezur.
Pronarët e kompanisë thonë se incidenti nuk kishte lidhje me procedurat e sigurisë, por ende nuk është e qartë se si ndodhi ngjarja. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kishte qenë në kontakt me Delta Air Lines dhe është duke hetuar ngjarjen.
Avioni, mbërriti në San Antonio të premten mbrëma nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.
“Nga hetimi ynë fillestar, ky incident nuk kishte lidhje me proceset operative të Unifi, procedurat e sigurisë dhe politikat”, tha kompania ajrore.