Arthur Loibl e kishte provuar eksperiencën unike për ta parë me sytë e tij anijen historike Titanik, të fundosur në oqean 100 vjet më parë.
Por, ai i ka rënë pishman që kishte rrezikuar duke shkuar në thellësi prej mijëra metrash në oqean me nëndetësen që u zhduk së fundmi me pesë turistë që po shkonin për ta parë nga afër Titanikun.
Ai e konsideron këtë si një mision vetëvrasës, ndërsa i ka treguar problemet me të cilat është përballur kjo nëndetëse gjatë rrugëtimit të saj, shkruan “Syri TV”.
Ai i kishte paguar 110 mijë dollarë për këtë eksperiencë unike, të cilën e provoi në vitin 2021.
Ai e tregon historinë unike, por edhe mjaft të rrezikshme që e kishte provuar para dy vjetësh, së bashku me shefin ekzekutiv të OceanGate, Stockton Rush, me ngasësin francez dhe ekspertin e Titanikut, Paul-Henri Nargeolet dhe dy persona nga Anglia.
“Te udhëtosh me të është një mision vetëvrasje. Edhe ne patëm probleme. Dy vite më parë kam paguar për të parë rrënojat e Titanikut pikërisht me nëndetësen Titan, por ishte një udhëtim si «Mission Suicids». Jam 60 vjeç dhe në gusht 2021 dëshiroja te shihja Titanikun, por mund të them se kemi qene me fat që mbijetuam.
Ju kujtoj se nëndetësja e parë që provoi për të shkuar në të njëjtin vend, nuk funksionoi. Madje, kur u nisëm ne, u shkëputën disa pjesë dhe zhytja filloi 5 orë me vonesë sepse pati edhe probleme elektrike, dhe jam i bindur se ky mund të jetë shkaku i zhdukjes së Titanit. Për te shkuar, pagova 100 000 euro dhe rezervimin e udhëtimin bëra përmes një kompanie angleze që organizon këto oferta speciale.
Para se nëndetësja të nisej kllapa e tubit stabilizues u përdor për të siguruar ekuilibrin dhe këtë e bënë ndërsa anija zbriste në thellësi, kjo copë ra dhe pasi e morën e lidhën me ngjitëse dhe kjo më shqetësoi shumë. Me ne ishte eksploruesi francez 73-vjeçar Paul Enri Nargeolet dhe piloti i Ocean Gate, Stockton Rush, të cilët gjenden aktualisht në Taitan. Gjithashtu në bord janë miliarderi britanik Hamish Harding dhe 2 shtetas pakistanezë Shahzada Dawood dhe djali i tij Sulejman”.