Historia e dhimbshme: Sulemani hipi në nëndetëse që ta bënte të lumtur të atin

Admin

Në fakt, ai nuk donte të shkonte fare, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut. Por mesa duket nga dashuria për babanë e tij, Suleman Dawood, 19 vjeç, u ngjit në nëndetësen e vogël që supozohej t’i çonte të dy në fund të Atlantikut.

Kështu tha halla e tij në një intervistë për transmetuesin amerikan, NBC News. Suleman i tha asaj se ishte i frikësuar dhe nuk ishte në humor për udhëtimin te Titaniku.

Por ai donte ta bënte të lumtur babanë e tij- multimilionerin pakistanez Shahzana Dawood- për Ditën e Babait.