Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, e kishte shkarkuar para një jave drejtorin Abdullah Haxhiu.
Bordi e kishte arsyetuar vendimin me shkeljet ligjore në vazhdimin e mandatit me afat të jashtëligjshëm të drejtorit Haxhiu, mospërfillje e kërkesave dhe vendimeve të aksionarit, mos përmbushje të detyrave të veta, e shkelje në rekrutimin e stafit, shkruan “Syri TV”.
Ndërkohë, vëllai i tij, Bekim Haxhiu, e kishte konsideruar këtë si një hakmarrje të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitarizmit të tij.
E tash, në një intervistë të dhënë së fundmi, pas shkarkimit të tij është deklaruar edhe vetë Abdullah Haxhiu.
Më poshtë mund ta shikoni intervistën e tij: