E pabesueshme: Simpsons e parashikuan qysh në vitin 2006 zhdukjen e nëndetëses

Admin

Seriali i animuar amerikan ‘The Simpsons’ është njohur dhe më parë për disa parashikime ose koincidenca që janë konfirmuar me kalimin e viteve, por tani fansat sugjerojnë se ai ka parashikuar dhe dramën aktuale mediatike me nëndetësen e zhdukur që eksploronte rrënojën e Titanikut.

Pas humbjes së kontakteve mëngjesin e të dielës, nëndetësja OceanGate që po eksploronte rrënojën e Titanikut nuk gjendet më me pesë njerëz njerëz në bord.

Grupe të shumta kërkimi po mundohen të gjejnë mjetin modern nënujor ndërsa mediat po bëjnë ‘numërimin mbrapsht’ të rezervave të oksigjenit që mund të ketë në bord për ekuipazhin.

Në një koincidencë mjaft të dyshimtë, seriali Simpsons ka shfaqur një episod në vitin 2006 me një subjekt mjaft të ngjashëm me ngjarjen aktuale.

Në serinë e sezonit të 17th, protagonisti njohur Homer Simpson niset në një aventurë me nëndetëse për të zbuluar një anije thesari, e quajtur Piso Mojado, i shoqëruar nga ai që pretendon se është ‘babai i tij biologjik’ i sapo zbuluar.

Ai nis të kërkojë rrënojën në fund të oqeanit e ngjashme me Titanikun, siç është shfaqur dhe babai milioner në nëndetësen e zhdukur OceanGate.

Dy pasagjerët e trilluar të filmit janë mjaft të ngjashëm me ato realë të nëndetëses së Titanikut, babë e bir Shahzada Dawood e Suleman Dawood.

Megjithëse Homer në film arrin të mbijetojë nga një aksident që e bllokon në fund të detit,  dyshja reale e kërkuesve dhe tre burrat e tjerë në bord, vetëm shpresojnë të kenë të njëjtin fat.

Eposodi i vitit 2006 është rishfaqur në rrjetet sociale mes ‘memeve’ dhe postimeve të skeptikëve teksa episodi është shikuar dhjetëra mijëra herë që prej postimeve të mëngjesit të sotëm, shkruan sinjali.

Duke iu referuar parashikimeve të tjera të serialit dhe pasagjerëve të humbur, një përdorues shkruante në Twitter: “Një babë e bir në nëndetësen e zhdukur, ashtu si në ‘misionin’ e filmit të animacionit. The Simpsons godasin përsëri.”

Një tjetër komentonte se episodi tregon se teoria e konspiracioni se ‘jetojmë në një botë të para-programuar’, është e vërtetë.

Ndërsa një i tretë nuk ishte dakord: “Ata nuk parashikojnë gjë, vetëm se kanë bërë 800 episode dhe qëllojnë me fat nganjëherë”.

Më poshtë mund ta shihni videon: