Pas Bebe Rexhës, edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max, është goditur gjatë koncertit të saj që mbajti mbrëmë në Los Angeles.
Një person u ngjit në skenë dhe e qëlloi me shuplakë, derisa Ava po këndonte.
Pas incidentit, Ava ka shkruar në Twitter se goditja ishte e fortë dhe se i ka gërvishtur pjesën e brendshme të syrit.
“Më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje. Faleminderit fansave që ishit spektakolar sonte në LA!!”, ka shkruar ajo.