Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është përballur me një situatë aspak të këndshme në një nga koncertet e saj.
Teksa po performonte në skenë, një nga turma e goditi me telefon në kokë.
E autoritetet amerikane e kanë zbuluar agresorin që e goditi këngëtaren shqiptare derisa ajo po e formonte shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve, gjatë koncertit.
Ai është Nicolas Malvagna.
E në deklaratën e tij, i akuzuar për goditjen e fortë në kokën e këngëtares, të cilës ia gjakosi dhe ia nxiu syrin, ai ka befasuar me të vërtetë.
“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.
Bebe u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.