Ina Shaqiri është një histori suksesi.
Është shembull dhe model i arritjes nga zeroja.
Falë punës së palodhshme dhe të përkushtimit maksimal prej disa vitesh, kjo biznesmene e suksesshme nga Ferizaj e ka shtrirë biznesin e saj në tërë Kosovën.
Nëse flitet për dekor apo për organizimin e ndonjë evente të ndryshëm në vendin tonë, s’ka se si mos të të shkojë mendja tek “Ina Event”.
Ina Shaqiri e rriti dhe e zhvilloi këtë kompani dekoresh dhe organizimesh të eventeve, duke e bërë atë si njërën prej më të suksesshmeve në Kosovë.
Por, Ina ka qenë dhe është gjithmonë ambicioze, duke kërkuar gjithnjë e më shumë, punë dhe sukses.
Kjo ka bërë që ferizajasja ta shtrijë biznesin dhe ndikimin në këtë fushë edhe përtej kufijve të Kosovës.
Madje, kompania e saj ka bërë tashmë jehonë edhe në Perëndim dhe dalëngadalë po bën emër dhe famë edhe në përgjithësi në Evropë, falë dekoreve të saj brilante, mbresëlënëse dhe të paharrueshme.
Së fundmi, Ina është duke qëndruar në Gjermani, ku do të ketë angazhime dhe organizime të eventeve të ndryshme.
Përmes Gjermanisë, ajo synon të zgjerohet edhe në vendet tjera të Evropës, duke iu dhënë besimi kryesisht nga mërgimtarët, të cilët janë pjesë e pandashme e profesionit të saj dhe faktor i rëndësishëm në suksesin e saj.
Ina ndërkohë në Kosovë e ka të angazhuar stafin e saj, të shkëlqyeshëm, siç e konsideron ajo, i cili po merret me përgatitjet për sezonin e ri, i cili do të jetë mjaft i ngjeshur dhe i pasur me evente të ndryshme, të cilat do t’i organizojë dhe dekorojë “Ina Event”.
Ina Shaqiri e ka hapur rishtazi edhe lokalin e saj të ri në Ferizaj, me bashkëpunëtorët e rinj.Arta Sylejmani,përmes së cilit premton se do të sjellë risi në tregun kosovar.
Gjithashtu, ajo paralajmëron edhe projekte të tjera të mëdha, por që nuk dëshiron t’i zbulojë për momentin…