Festivali Ndërkombëtar i Kulturës IKA, i cili u mbajt në Arbon të kantonit Thargaus, u festua gjithashtu me valle dhe muzikë shqiptare.
Kjo ishte hera e 12-të që ky festival u mbajt, në prani të 16 shteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën.
Qëllimi i këtij festivali ishte që Zvicra të afrojë vendet evropiane dhe të ndihmojë njohjen e kulturave të ndryshme në mënyrë që të krijojë një harmoni dhe një bashkëjetesë të përbashkët.
Shoqata Sharri nga Zvicra prezantoi Kosovën dhe Shqipërinë me muzikë dhe valle.
Në këtë festival, secili vend prezantoi vallen, muzikën dhe ushqimin e tyre para publikut. Shoqata Sharri prezantoi këngë, valle dhe ushqime tradicionale shqiptare në paraqitjen e tyre. Kryetari i kësaj shoqate, Nagip Mehmedi, tha se ishte i emocionuar që të prezantojë Shqipërinë dhe Kosovën para një numri të madh publiku në Zvicrën Lindore me muzikë dhe vallen tradicionale shqiptare.
Qëllimi kryesor i Festivalit Ndërkombëtar të Kulturës IKA është të prezantojë kulturat e vendeve të ndryshme dhe të sjellë më afër njerëzit e prejardhjes migruese me vende të tyre të reja.
Ky festival ka si qëllim gjithashtu të krijojë një harmoni dhe një bashkëjetesë mes kulturave të ndryshme dhe të nxisë mirëkuptimin dhe diversitetin.
Në skenë janë prezantuar shfaqje të ndryshme nga çdo komb në formën e valles, këngës, dramës, muzikës ose folklorit.
Prezantimi i kulturave u bë nga vendet si Shqipëria, Argjentina, Brazili, Republika Domenikane, Ekuadori, Indonezia, Kosova, Kroacia, Kuba, Portugalia, Zvicra, Serbia, Spanja, Sri Lanka dhe Turqia nga mërgimtarët që jetojnë në Zvicër.
Nga Arboni i Thargaus Arben Mehmeti