Si drejtues të Televizionit SYRI, të vetmin televizion shqiptar me licencë audio vizuale në Zvicër, sot ishim të ftuar nga disa Parlamentar Zviceran në Bernë me të cilët zhvilluam disa intervista nga të cilat falënderojmë për pritjen e jashtëzakonshme dhe gjestin e ngrohtësisë.
Dëshirojmë të shprehim falënderimet tona sinqerisht ndaj dy zonjave deputete, Andrea Gmür-Schönenberger dhe Elisabeth Schneider-Schneiter, për kohën dhe përkushtimin e tyre në prezantimin e Parlamentit Zviceran dhe në veçanti zonjën Elisabeth Schneider-Schneiter për intervistën e dhënë për Televizionin SYRI.
Vizita jonë ishte një përvojë shumë e vlefshme dhe kjo ka bërë që ne të kemi një pamje më të qartë të shtetit në të cilin jetojmë dhe në të cilin punojmë. Ne besojmë se ndarja e historive dhe perspektivave të komunitetit shqiptar në Zvicër, përmes Televizionit SYRI, do të ndihmojë në drejtim të një ndërgjegjësimi më të thellë në lidhje me ndërveprimet e kësaj shoqërie multietnike.
Ju falënderojmë për ftesën dhe përkrahjen që keni dhënë Televizionit SYRI dhe sipas akreditimit të koordinuar do të vazhdojmë të përkushtuar në prezantimin e informacioneve dhe perspektivave të reja dhe interesante.
Besim Laci – Syri TV