Zvicër, vritet-37 vjeçarja nga Kosova

SYRI TV

Gjatë ditës së premte, shtetasi Kosovar 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, duke pretenduar se kishte plagosur partenrën e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.

Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.
Partneri i saj i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin./Express