«Luiz Ejlli në Zvicër: një shans për Diasporën ta shijojë këngëtarin sensacional nga Shqipëria»

Admin

Luiz Ejlli ka qenë sensacioni më i madh i “Big Brother VIP Albania 2”, por edhe i krejt formateve të këtij emisioni të mbajtur ndonjëherë në trojet shqiptare.

Këngëtari shkodran ua mori zemrat krejt shqiptarëve me lojën e tij, me strategjinë, me mençurinë dhe me batutat e shakatë që i bëri brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

E pasi e fitoi me plot meritë “Big Brother VIP Albania 2”, në drejtim të fituesit të Festivalit Kombëtar të Shqipërisë dhe pjesëmarrësit të dikurshëm në Evrovizion, vërshuan ofertat për të mbajtur koncerte të ndryshme.

Një gjë të tillë fillimisht e bëri në Shqipëri, ndërsa më pas vazhdoi edhe në Kosovë, përkatësisht në Gjakovë dhe në Ferizaj.

Ndërkaq, pas trojeve shqiptare, është koha për diasporën, ku këngëtarët shqiptarë janë aq shumë të dashur dhe të kërkuar.

Shtrohet pyetja: kur do ta shohim Luizin në Zvicër!?

Diskotekat shqiptare në shtetin helvetik i kanë sjellë këngëtarët më të famshëm shqiptarë ndër vite, ndërsa tash publiku me të drejtë po e kërkon edhe sensacionin Luiz Ejlli.

Pra, do të ishte një mundësi ideale që edhe diaspora ta shohë nga afër duke performuar këngëtarin e famshëm shkodran.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej diskotekave më të njohura shqiptare në Zvicër do ta realizojë ëndrrën e shumë të rinjve për ta parë “live” Luiz Ejllin.

Me siguri, si krejt këngëtarët tjerë të Kosovës, të Shqipërisë dhe krejt trojeve shqipatare, edhe vetë këngëtari do të performonte me kënaqësi në Zvicër për diasporën, nëse e merr një ofertë të kënaqshme…