Edhe pse në mërgim, numri i madh i shqiptarëve të fesë Islame ishin drejtuar në mëngjesin e sotëm drejt Xhamive më të afërta për ta falur namazin e Fitër Bajramit në gjithë Zvicrën çka edhe besimtarët mysliman në Reinach, në kantonin e Aargau në Zvicër, kanë mbushur xhaminë për faljen e namazit të Bajramit.
Imami i Xhamisë bashkë me besimtarët myslimanë uruan në këtë festë të shenjtë për bashkim, dashuri dhe paqe gjithandej në ritualin e ceremonisë fetare duke uruar, shëndet dhe begati në familjet e gjithsecilit.
Kjo festë është një ndër më të rëndësishmet për myslimanët dhe shënon fundin e muajit Ramazan.
Besimtarët shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e Çamërisë dhe të huaj, ia kanë mësyrë xhamisë Tulipan në Zvicër për të falur namazin e Fitër Bajramit apo si që e quajmë Bajrami i Madh.
Imami i xhamisë, Mr. Halil Ademi (Imam i xhamisë), ka bërë thirrje që festa e Bajramit të jetë kremte e harmonisë dhe bashkimit mes popullit shqiptar pa dallim feje, festë e një familje të shëndetshme dhe e respektit të duhur nda femrës dhe fëmijëve, prindërve tanë.
Hfz. Mr. Evzal Sinani ( Imam shtesë për muajin e ramazanit) thotë se Ramazani mbetet muaji i vëllazërisë, i ribashkimit të zemrave, i faljes së njëri-tjetrit, i lënies mënjanë të mërive.
Ndër të tjera tha Dr. Kardiolog pran KSA- Aarau dhe njëkohësisht hafëz Arsllan Tahiraj se Ramazani na mësoi të jemi njerëz më të mirë, prindër më të mirë, fëmijë më të mirë, bashkëshortë më të mirë, vëllezër e motra më të mirë, shokë më të mirë, fqinj më të mirë, qytetarë më të mirë.
Hoxhe Bekim Bajrami ( z. Hoxhe ne Xhamin Tulipan) U bëj thirrje fëmijëve dhe të rinjve që t’ua dinë vlerën familjes dhe shoqërisë sepse, përsosmëria e një kombi nis nga foleja familjare, etapa e parë e suksesit në jetën e përgjithshme është ti pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, smira, xhelozia, armiqësia dhe çdo e keqe! O Zot, dhuroi vendit tonë paqe, begati e mirësi dhe mbroje nga çdo rrezik e fatkeqësi!
O Zot, dhuroji botës paqe e qetësi!
Gëzuar Fitër Bajramin, Zoti e bekoftë dhe begatoftë vendin dhe kombin tonë, ka përfunduar mesazhi në Xhaminë Tulipan.
Nga kryesia e Xhamisë Tulipan u falënderuan edhe Dr. Kardiolog pran KSA- Aarau dhe njëkohësisht hafëz Arsllan Tahiraj- mik i xhamisë Tulipan dhe Nijazi Sinani- ilahist.
Gazetari Besim Laci ishte në transmetim të drejtpërdrejtë për TV Syri në Xhaminë Tulipat në mëngjesin e sotëm.
Për portalin Syri TV: Besim Laci