MINISTRJA E JASHTME GJERMANE, ANNALENA BAERBOCK NIS SOT VIZITËN TRE DITORE NË KINË. DINAMIKË E RE NË MARRDHËNIET KINË-GJERMANI

SYRI TV
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka nisur sot vizitën e saj tre ditore në qytetin verior Tianjin, pas debatit të nisur disa kohë më parë se si Europa duhet të krijojë marrveshje me kinën, teksa deklarata e Macron në lidhje me “reduktimin e marrdhënies së Europës nga Amerika” ka ngjallur diskutime të forta.
Vizita e ministres gjermane, vjen pikërisht në momentin e vizitave të shumta të liderëve europianë në Kinë, duke dhënë sinjale për ndryshimin e madh mes BE-së dhe vetë Kinës, në bashkëpunime politike dhe ekonomike.
Ekspertët kinezë besojnë se është pak “jo realiste”, pritja e zyrtares gjermane në lidhje me mendimet pozitive ndaj kinës ashtu si edhe vetë Macron, por është e rëndësishme të ketë një takim përballë për të larguar keqkuptimet dhe të gjenden rezultate.
Në një deklaratë të disa ditëve para se të nisej për në Kinë, Baerbock e ka përshkruar kinën si një “konkurrues dhe sistem rival”, por edhe “vend me rëndësi botërore duke dashur të ndryshojë rolin e botës sipas idesë së vet”.
“Në vizitën e saj të parë si Ministre e Jashtme në Kinë, pritet të ketë më tepër ide objektive për marrdhëniet Kinë-Gjermani, por është pak jo realiste të priten ndryshime të pritshme”, ka deklaruar Cui Honqjiang, ekspert në studimet ndërkombëtare.
Disa kompani të njohura gjermane janë duke lëvizur në drejtim të kinës siç janë Wolkswagen dhe kompania kimike BASF, të cilat kanë investuar kolosialisht”.
Edison Myrteza – Kinë