NGA ARKIVI I ING. NAZMI PECIT

SYRI TV
Shkruan: Shefqet Dibrani
FONDI HUMANITAR GJITHËKOMBËTAR, i shndërruar në FONDI 3%, ka funksionuar në vitet e para të themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër 1990-1993. Gjatë vitit 1992 ky Fond është udhëhequr nga Ing. Nazmi Peci, i cili njëherësh ishte edhe nëkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, në kohën kur kjo Degë drejtohej nga mr. Shaip Latifi.
Në arkivin e Ing. Nazmi Pecit, kemi gjetur dy dosje, dokumentacion i rregullt dhe mjaftë i kompletuar për të dëshmuar se si dikur udhëhiqeshin nga LDK-ja politikat fiskale dhe se si administrohej dokumentacioni përkatës i bankës.
Këto dy dosje, tashmë janë të digjitalizuara në sistemin PDF, prandaj për kuorizitet po japim këto shënime: Gjatë vitit 1992, janë paguar 20.863 pagesa në shuma të ndryshme. Përsona të shumtë kanë paguar në kiste mujore disa herë, prandaj në këtë shumë të përgjithshme duket se nuk kanë marrë pjesë më tepër se 12.000 veta. Kurse shuma është 4’880’222.20 Fr.
Statistikat e pagesave sipas kantoneve japin këto rezultate:
AG – 37 fq. (495.679,92 Fr.)
BE – 48 fq. (519.813,10 Fr.)
BL – 10 fq. (150.183,20 Fr.)
BS – 7 fq. (90.842,40 Fr.)
FR – 14 fq. (142.540,25 Fr.)
GE – 13 fq. (113.166,20 Fr.)
GL – 6 fq. (84.608,00 Fr.)
GR – 17 fq. (222.825,87 Fr.)
JU – 6 fq. (24.449,00 FR.)
LU – 23 fq. (428.352,10 Fr.)
NE – 5 fq. (42.660,65 Fr.)
NW – 3 fq. (22.967,00 Fr.)
OW – 4 fq. (44.306,00 Fr.)
SG – 13 fq. (205.032,50 Fr.)
SH – 3 fq. (27.134,60 Fr.)
SO – 8 fq. (107.896,30 Fr.)
SZ – 12 fq. (175.786,13 Fr.)
TG – 16 fq. (153.957,66 Fr.)
TI – 9 fq. (80.229,80 Fr.)
UR – 2 fq. (21.227,60 Fr.)
VD – 23 fq. (250.746,00 Fr.)
VS – 21 fq. (213.330,30 Fr.)
ZG – 3 fq. (46.221,40 FR.)
ZH – 60 fq. (1.216.266,22 Fr.)
Gjithsejtë: 4’880’222.20 Fr.
(Përgatit: Sh. Dibrani)
Mund të jetë një imazh i poster