Kryesia e Komunitetit Myslimanë Shqiptar në Zvicër shtroi darkë Iftari në Xhaminë Ebu Hanife të Grenchenit me rastin e Muajit të Ramazanit.

SYRI TV

Të pranishëm ishin figura të larta udhëheqëse dhe te sigurimit të brendshëm nga Kantoni i Solothurnit dhe qyteti i Grenchenit e po ashtu përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës të Kosovës. Të ftuar në darkë ishin edhe Imam dhe personalitete te jetës publike dhe shoqërore e po ashtu edhe të komunitetit Turk dhe Boshnjak.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër Hfz. Mehas Alija në emër të KMSHZ, falënderoi të pranishmit në ketë darkë iftari me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit duke dhënë mesazhin e paqes dashurisë dhe bashkimit të shqiptarëve gjithandej.

Para iftarit në ambientin e Xhamisë Ebu Hanife pas fjalës hyrëse të Kryetarit KMSHZ Hfz. Mehas Aliaj, po ashtu përfaqësuesi nga Kt. I solothurnit i uroi muajin e Ramazanit të gjithë komunitetit Mysliman kudo që janë e në veçanti atyre në Zvicër.

Mesazhin e paqes tolerancës dashurisë ju uroi edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës, me çka fjalën e urimit të Muajit Ramazan e shprehën e dhe komunitetet e tjera që ishin prezent në darkën tradicionale të iftarit që organizon KMSHZ.

Në fund të fjalimit edhe një herë falënderuan gjithë të pranishmit e në veçanti shtetin Zviceran për shërbime të komunitetit mysliman dhe tolerancë nderfetare.

Pas diskutimit të takimit, përfunduan me një Ilahi dhe më pastaj zbritën në iftar në kuzhinën e Xhamisë me një staf tepër mirë të organizuar dhe me ushqim tradicional.

Pas përfundimit të Iftarit mysafirët e ftuar e falënderuan për mikpritjen Hfz. Mehas Alija e  KMSHZ dhe përfaqësuesit e Xhamisë  Ebu Hanife.

Poashtu edhe kryesia e Xhamisë falënderoi institucionin më të lartë KMSHZ dhe kryetarin Hfz.Meas Alija që përzgjodhi Ebu Hanife dhe të shijojnë iftarin në këtë muaj të bekuar të Ramazanit bashkë me me kryesin e mrekullueshme, Imamëve, kryetarëve, institucionet e Kto. Solothurnit, personalitete të jetës publike dhe përfaqësuesve diplomatik.