Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se Agim Ademi ka kryer veprën penale që iu vihej në barrën e pa dëshirueshme si që ishte deklaruar në seancën e rigjykimit me 7 nëntor.
Shkaku se është parashkruar vepra penale e ushtrimit të ndikimit, për të cilën edhe ishte shpallur aktgjykim refuzues në korrik të 2019-ës, lënda kishte kaluar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Agim Ademi sot është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ai sot edhe ne rrjetin social të Fb shkruan se akuzat e pabaza dhe të pa drejta më shumë se 10 vite sot triumfoi e drejta.
Unioni i Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër përshëndetë vendimin e gjykatës Themelore në Prishtinë dhe shpreh mirënjohje për aktgjykimin lirues për Kryetarin e FFK z. Agim Ademi i cili me vite të tëra është në fuqizimit e Unionit dhe klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër dhe shqiptarëve dhe futbollit gjithandej në mërgim.
Teksti i plotë nga FB.
NË FUND TRIUMFOI E DREJTA! Kam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me ju që sot Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm mori aktgjykim lirues ndaj meje për akuzën që më rëndonte padrejtësisht. Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet. Ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në punën time dhe në angazhimin tim, familjes për përkrahjen, e po ashtu falënderoj avokatët nga zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’, që kontribuuan në zbardhjen e së vërtetës. Ky aktgjykim është motiv shtesë për mua që të vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë. I juaji Agim Ademi