Dje, më 11 mars 2013 në sallën e bukur Busines Zentrum në Witzikon/ZH të Zvicrës u mbajt Panairi i bizneseve nga Lugina e Preshevës i organizuar nga Fondi Humanitar Presheva-Bujanoci-Medvegja që me sukses u paraqit me 18 biznese të prodhimeve të ndryshme.
Pas fjalës hyrëse nga Prof. Dr. Lulzim Rashitin i cili para të pranishmëve paraqiti bizneset dhe prodhimin e tyre e po ashtu pasqyroi edhe jetën e luginasve dhe kushtet dhe nevojën e mbështetjes të prodhimeve nga Kosova Lindore.
Të pranishëm përveç shumë firmave nga Lugina, ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave, të Shqipërisë z. Ilir Gjoni, Kosovës z. Sami Ukelli dhe Rep. Maqedonisë së Veriut, z. Meljehat Muftarovska.
Interesimi i mërgimtarëve që mbushën sallën me vizitorë në hapjen e panairit e poashtu edhe nga rrjeti i Bizneseve shqiptar në Zvicër e përfaqësuar nga z. Mirela Mezani dhe nga rrjeti i Bizneseve të Zvicrës qendrore z. Florim Useini e po ashtu edhe kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli të cilët vlerësuan tej mase prodhimet kualitative nga Kosova Lindore e patjetër qe nuk munguan edhe mergimtarët nga politika në Zvicer si që ishte z. Përparim Abdyli nga FDP e poashtu i ftuari nga Kantonsrat z. Daniel Wafler.
Përfaqësuesit politik të Luginës, Kryetari i Komunës së Bujanovcit, z. Nagim Arifi si dhe nënkryetari i komunës së Preshevës z. Almin Shaqiri, të cilët e përshëndetën këtë event duke e falënderuar iniciativën e Fondin PBM dhe Kryesinë bashkë me kryetarin Adnan Imeri për një organizim të tillë dhe për sukseset që mund të ketë kjo formë e bashkëpunimit të bizneseve nga Lugina por dhe nga viset tjera të trojeve shqiptare me bizneset nga Zvicra dhe Europa.
Është kjo një nismë e mbarë dhe që do të jetë tradicionale edhe në të ardhmen të organizuar nga Fondit PBM për t’ua mundësuar bizneseve nga Lugina të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në shtetin e Zvicrës dhe të kërkojnë mundësi në tregun Zviceran dhe më gjerë në Evropë.
Interesimi ishte i madh edhe nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër të cilët gjatë gjithë ditës vizituan panairin, u interesuan për produktet që ofrojnë bizneset nga Lugina dhe lidhen dhe marrëveshje për punë dhe shërbime nga ta.
Nexhat Abdiu – për TV Syri
Fotografi te shkrepura nga Fiona Murtaj