Prane heronjeve jemi te vegjel! Edhe me te vegjel jemi para Zotit! Te medhenj do jemi atehere kur i nderojm dhe i rrespektojmë ata!
Shkruan: Nefail MALIQI
Sot, kemi degjuar se paku nja 100 apo 200 e me shume here fjalen legjende, legjendar..sa here eshte permendur emri i heroit tone kombetar Adem Jasharit!
Me epitetin «Legjendar» e ngrisim apo e zbehim kryekomandantin tone Adem Jasharin, qe shkroi historine e Kosoves, vuri themelet e lirise dhe pamvaresise se shtetit te dyte shqiptar!🇦🇱✌️🇦🇱
Por, nese kemi parasysh domethenien e fjales «legende» qe vjen nga fjala latine dhe kur e dime se disa emra te medhenj, si Skenderbeu, Aleksandri apo heroi kombetar i Zvicres Guillaume Tell, te cilet konsideruar si legjenda, mite per te cilet ska as fotografii, te ndertuar dhe ngritur vetem nga gojdhanat sa qe dyshohet se kane ekzistuar apo jo…
Prandaj, mu kjo fjala legjende si nje lloj miti, nga gojedhenat, nuk me tingellon mire, besa nuk me pelqen, disi sikur po ma zbeh vepren e te madhit Adem Jasharit. Ishalla jam gabim! Por, sidoqofte, nese nje qind veta e thone ashtu, e une i vetem ndryshe nga ata, edhe nese e imja eshte e vertete, atyre ju del e drejte, e vertete! 😀
Para dy jave kur i pata nja dhjete gazetar boteror ne Prekaz, te kulla e Adem Jasharit, derisa njeri na shpjegonte per historine e lavdishmr te heroit tone, thoshte «trimi yne legjendar» , aty nderhyre nje gazetar zviceran duke i thene «pse legjendar, qe sa shekuj ka ekzistu ky trim i juaj, me duket se kjo histori eshte e fresket..»
E them kete sepse Ademi yne ka qene gjalle, e kem pare, e kemi preke, e kemi pershendet, e kemi perqafu (ndoshta jo gjithe s’kem pas fat) e mbajne mend, nuk eshte kjo histori qe 200 apo 300 vite, por tash para 20 e 30 vitesh qe Adem Jashari ka lene nipa e mbesa, familjar dhe foto e video qe sakrifikoi perballe barbareve serbe..
Pra, ne kemi fat qe jemi bashkekohanik me kryetrimin tone Adem Jasharin! Heroin tone nuk e kemi krijuar as prodhuar ne nga thashethemet, as nuk e kemi trilluar nga gojdhanat, por heroi yne ka marre fryme, ka jetuar e luftuar dhe ka rene heroikisht per token e vete, per popullin e vere, per lirine dhe pamvaresine e Kosoves!
Kuptimi i fjalës LEGJENDAR
L’egjendár,-e mbiemër; që lidhet me legjendën, i legjendës; gojëdhënor; që është karakteristik për legjendat
Kuptim i figurshëm; trillim i përhapur me qëllime të caktuara; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme: e bëri legjendë (diçka) e zgjati shumë tregimin për të, duke i shtuar edhe gjëra të paqena e duke e zbukuruar me trillime.
Një legjendë (nga mbiemri foljor latin legenda, « që duhet lexuar ») është fillimisht një histori e shkruar për t’u lexuar publikisht: në përgjithësi është një hagjiografi e lexuar në manastire, gjatë ngrënies; në kisha, për ngritjen e besimtarëve në festën e një shenjtori.
(Une légende (de l’adjectif verbal latin legenda, « qui doit être lue ») est, à l’origine, un récit mis par écrit pour être lu publiquement : généralement il s’agit d’une hagiographie lue dans les monastères, pendant les repas ; dans les églises, pour l’édification des fidèles lors de la fête d’un saint.)
Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, ndodhi një ndryshim në kuptim, legjenda u bë një histori e një natyre të mrekullueshme, në të cilën faktet historike u transformuan nga imagjinata popullore ose shpikja poetike. Ky evolucion « rezulton nga nevoja para së cilës hagiografët u gjendën për të siguruar materialin e synuar për të ushqyer kultin e personazheve të shenjtë për të cilët ata nuk dinin pothuajse asgjë » Në këtë lloj letërsie, saktësia historike zë kështu vendin e dytë në krahasim me qëllimin shpirtëror.
Legjenda përcakton autorin, hartuesin e legjendave por edhe koleksionin e legjendave.
Legjendari është një përmbledhje e jetëve të shenjtorëve në formën e legjendave hagiografike të cilat kanë më shumë një rol liturgjik dhe përkujtimor sesa biografik
Jean-Pierre Bayard, në Historinë e legjendave, rendit një duzinë teorish në lidhje me origjinën e legjendave. Teoria antropologjike, e mbështetur nga Henri Gaidoz, Wilhelm Mannhardt dhe Edward Tylor, postulon se legjendat vijnë nga mendimet primitive njerëzore, nga mbetjet e feve dhe kulturave elementare. Teoria astrale ose natyraliste i konsideron tregimet dhe legjendat etiologjike si hyjnizuese të manifestimeve të mëdha të natyrës.
Teoria mitologjike është paraqitur nga Grimm, i cili ia atribuon krijimin e përrallave fëmijërisë parahistorike të atdheut, Angelo De Gubernatis, një natyralizmi fëminor, Shelling, ndërgjegjes individuale të njerëzve që i shton rëndësi fetare legjendave të krijuara. Teoria gjuhësore konsideron se legjendat vijnë nga transmetimi i tregimeve midis disa popujve, të cilët huazojnë fjalë nga kultura të tjera, i shtrembërojnë ato, gjë që errëson kuptimin origjinal primitiv dhe lind histori të reja.