Gjenevë, 4 mars -Takimi i fundit në Bruksel mes kryemistrit shqiptar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksanden Vucic ku biseduan per normalizimin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbise u pa nje presioni i BE-së mbi Prishtinën zyrtare, duke insistuar themelimin e Asociacionit te Komunave serbe, gje kjo që ka shqetesuar qytetaret kosovare jo vetem ne vend, por edhe ne diasporë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Leotrim Ferati: OKB, BE, Stop bosnjizimit te Kosovës! Jo Asociacionit një nacional ne Kosovën « multietnike »!
Disa qindra demonstrues protestuan të shtunën në Place des Nations në Gjenevë kundër një projekt-marrëveshjeje që synon veçanërisht krijimin e një asociacioni të komunave serbe.
Te revoltuar rreth tendencave te BE-së për te themeluar asociacionin e komunave serbe ne Kosovë, sot ne Gjenevë para Pallatit te OKB-së nen organizimin e shoqerise civile eshte mbajtur nje proteste e komunitetit kosovare kunder ketij asociacioni nje nacional ne Kosovën « multietnike »
Protestuesit shqiptare, kryesisht kosovarë para Pallatit te OKB-së ne Gjenevë pos flamujve te Kosoves , ata shqiptare dhe te Zvicres, ne duar ata mbanin edhe pankarta kunder BE-së, kunder asociacionit te komunave serbe: « Jo Asociacionin nje nacional serb ne Kosovë »; « OKB, BE, Stop bosnjizimit te Kosovës!; « BE dhe OKB te ndal presionin mbi qeverine e Kosovës për te themeluar asociaciocnin monoetnik ne Kosovë! »; “Bernë, thuaji jo autokratëve Vuçiq-Putin !”; « Rrespekt recioprocitetin: Jo asociaicon të komunave serbe pa asociacion te koumave shqiptare ne Serbi » etj..
Ne ketë proteste per te kundershtuar asociacionin serbe ne Kosovë muaren pjese qindra mërgimtare pa dallim partie, studente, punëtorë etj.. Ata kishin ardhur në Gjenevë nga kantonet tjeta si nga Lausanna (VD) nga Berna, Zurichu, Tichino sio dhe nga Franca, shqiptare këta jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqiperia, Maqedenia Veriore Lugina e Presheves, Mali i Zi qe jetojne dhe veprojne ne Zvicer dhe perendim.
Për t’u solidarizuar me protesten e kosovareve sot en Gjeneve para pallatot te OKB-së ishin prezente edhe shume zvicerane sikur edhe z.Ueli Leuenberger ish-drejtor i UPSH dhe depetet ne parlamentin zviceran. Po ashtu u pa nje interesim i madh ishte edhe i mediave shqiptare dhe zvicerane.
« Nëse BE e konsideron Kosovën « multietnike », atehere pse Prishtines zyrtare t’i kerkohet themelimi i nje asociacioni nje nacional, ku ndane qyetaret ne baza kombetare?!.. » ka thëne Leonard Ferati, kandidat (PS) për deputet ne kantonin e Gjenevës, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Ne fjalimin e tij para mases se tubuar sot ne Gjenevë nder tjera z.Leonard Ferati ka thëne se se « Kosova është shtet multietnik dhe u jep të drejta të gjera pakicave! Vendi nuk duhet të vuajë ndërhyrjen serbe në politikën e tij të brendshme. Koha e imperializmit serb ka mbaruar. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Qytetarët e Kosovës, qofshin serbë apo shqiptarë, kanë nevojë për zhvillim ekonomik dhe social. Ata nuk kanë nevojë për ndarje etnike, politike apo gjeografike… »
« Është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE të vazhdojë të bëjë presion mbi Kosovën. Në kohën kur e gjithë familja euroatlantike dënoi pushtimin rus, qeveria serbe vazhdon të udhëhiqet nga Moska… » ka thene z.Ferati, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
“Nuk duam ndarje në Kosovë”, “Bernë, thuaji jo autokratëve Vuçiq-Putin !”, « Nese serbet e Kosoves me asociacion edhe shqiptaret ne Serbi, Presheve me asociacionin e tyre.. »!
Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, aktualisht ne Zvicer jetojne dhe veprojne rreth 300 mije shqiptare, pjesa dermuese jane nga Kosova, kuptohet te ikur nga poltikat diskriminuese te regjimit serb , kur Kosiva ishte ende nen « Jugosllavi » apo eokupuar nga Serbia. Kosova shpesh është përmendur si kantoni i 27-të zviceran. Konfederata ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Madje ka edhe përpjekje të paprecedentë bashkëpunimi mes Partisë Socialiste Zvicerane dhe Vetëvendosjes, Partia Vetëvendosje Kosovare e Albin Kurtit e themeluar në vitin 2004.
Ndersa referuesit tjere ne kete rpoteste masovike kane then se « shqiptarët e Kosovës që kemi njohur shtypjen, aparteidin dhe luftën, e refuzojmë projektin e asociacionit të komunave serbe. Të vetëdijshëm për pasojat që mund të gjenerojë një konflikt, ne refuzojmë përshkallëzimin e tensioneve që qeveria serbe do të dëshironte të impononte… »
Ky projekt, sipas organizatoreve « jo vetëm që është antikushtetues, por është në kundërshtim me interesat e popullit të Republikës së Kosovës. »
Nje qytetare nga Presheva (Serbia Jugore) Bashkim Ahmeti per gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch ka deklaruar se « nese BE ju mundeson pakices serbe ne Kosovë nje asociacion te tille duhet pasur edhe ne shqiptaret ne Serbi qe jemi dy here me shume se serbet ne Kosovë.. »
Do perkujtuar se aktualisht ne Kosovë ka rreth 80 mije serbe, kurse ne Serbi ka mbi 150 mije shqiptare. Perveq ne Luginne e Presheves (rajon ky ne Serbi i banuar kryesisht me shqiptare) me 120 mije shqiptare etnik, rreth 7-8 mije shqiptare jane ne kryeqytetin serb ne Beograd (qe dikur ishin mbi 100.000, sipas te dhenave te autoriteteve serbe). Mijera shqiptare tjere shtrihen edhe ne qyetetet tjera et Serbisë si në Vranje, Nish, Leskovc, Kragujevc, Novi Sad, Suboticë etj..-
Ne fund, Organizatorët i derguan nje leter OKB, BE-s duke këruar nga keto institucione evropiane dhe nderkombëtar te ndalin presionin mbi Qeverine e Kosovës për te themelar asociacionin e komunave serbe, asociacion ky i cili mund te provokoj destabilizimin e Kosoves dhe rajonit!