Një lajm jo i mire nga Berni për Zanën dhe Serbinë: Granit Xhaka futbollisti i vitit në Zvicër

SYRI TV
Bernë, 23 janar -Pasi gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e shpalli persinalitet te vitit, sot edhe Zvicra e shpalli futbollistin me te mire te vitit! Pra, ky eshte  nje lajm shume i mire për zviceranet dhe shqiptaret, por jo edhe për Zanën dhe Serbinë! Për ta mbuluar turpin (për t’u distancuar nga Serbia) nuk eshte qudi qe Zana, do ta uroj Xhaken për ket mirënjohje nga Zvicra,  ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
« Granit Xhaka futbollisti i vitit në Zvicër » eshte ky lajmi qe del sot nga Berna por sigursirisht qe nuk i ka pelqyer Serbisë qe kercnoi dhe e fyu ne stadium, kurse Zana Avdiu, nje psuedo analiste qe e kishte fyer « si rrugaq »). Mesfushori nga Kosova, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Zvicër për vitin 2022, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Berna.

Mbrëmjen e së hënës, në Casino Bern u nderuan futbollistët më të mirë zviceranë të vitit 2022.

Xhaka në “Natën e Futbollit të Zvicrës”, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Casino Bern, fitoi çmimin kryesor “Lojtari më i mirë i Kombëtares së Zvicrës”.

Në skenë ai thotë: “Faleminderit për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë. Por edhe për njerëzit që nuk besuan në mua. Më keni shtyrë gjithmonë”, ka komentuar kapiteni i Kombëtares zvicerane, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kapiteni i Nati dhe ylli i Arsenalit mbizotëroi në kategorinë e tij ndaj dy shokëve të tij të skuadrës Yann Sommer (Bayern) dhe Manuel Akanji (Manchester City).

Ndërsa, Xhakën e uroi edhe Manuel Akanji: “Ti je kapiteni ynë dhe lideri ynë në kombëtare! Urime, vëlla”.

Gjithashtu edhe Yann Sommer tha: “Urime, Granit. Ju me të vërtetë e meritoni këtë çmim. Është shumë kënaqësi për mua të jem në fushë me ju për kombëtaren. Ne kemi luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe ju jeni një frymëzim i madh për mua, brenda dhe jashtë fushës”, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Cka me i ba tash Zanes dhe mediave te saj qe moren kot neperkemb yllin kombetar dhe nderkombetar qe babai i tij kaloi ne burgjet serbe. Turp mediave Kosove qe i jepni hapsire krimineleve dhe turli pseudo analisteje!
5 dhjetor 2022: Gazeta zviceriane në shqip Le Canton27.ch shpall Granit Xhakën “Personalitet të Vitit”

Bernë, 5 dhjetor -Redaksia e gazetës Le Canton27.ch » si medium i vetem zviceran i ketij lloji në gjuhen shqipe në Zvicer dhe perendim sot ka bere përzgjedhje e saj për Granit Xhakën, për shkak rolit dhe kontributit te tij si futbollist dhe si kapieten i kombetares helvetike i cili bashke me shoket e tij ka bere avancimin e futbollit zviceran në arenën ndërkombëtare e cila po shneon suksese ne kapionin botëror.

Duhet theksuar se gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch me cmin e sja tradicional per cdo vit shpall nga nje Personalitet të Vitit, cofe ai kombetar apo nderkombëatr qe i kane kontribuar vancimit te paqes, demokracise, sportit apo ne sfera t endyrshe t ekultuires dhe biznesit shembull këta të integrimi dhe qe u bene ura miqesie mes zviceraneve dhe shqiptareve.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch kishte shpallur personalitete të vitit presidenten e Kosoves dr.Vjosa Osmani, para dy vitesh ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey për rolin e cila si shefe e diplomacise zvicerane i kontrboi avancimit te procesve paqesore dhe demokratike nga nga KS i OKB-së ku per here te pare abasadori zviceran permendi fjalen pamvaresi për Kosovë e deri kur ndodhi vertete pamvaresia e saj de facto de jure.

Granit Xhaka (lindur më 27 shtator 1992 në Basel) është një futbollist zviceran. Ai përdoret si mesfushor qendror, mbrojtës apo sulmues dhe është nën kontratë me Arsenal FC.

Para gazhtes sone Le Canton27.ch, në vitin 2017, Xhaka u nderua si futbollisti zviceran i vitit.

Granit Xhaka është djali i prindërve shqiptarë të ardhur nga Kosova. Bbai i tij ehste Ragip Xhaka, nje perndjekur dhe i burgosur politik nga regjmi dikatorial i regjmit te Serbisë.

Granit Xhaka u rrit me vëllain e tij të madh Taulantin, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist, por luan për kombëtaren shqiptare. Në Kampionatin Evropian 2016, vëllezërit u takuan në një ndeshje ndërkombëtare në fazën e grupeve më 11 qershor, të cilën Zvicra e fitoi 1-0.

Në moshën katër vjeçare, Granit Xhaka u mor nga babai dhe vëllai i tij për t’u stërvitur në FC Concordia Basel. Në janar 2003 ai kaloi në departamentin e të rinjve të FC Basel. Tre vjet më vonë ai luajti për ekipin e tyre U-21. Në vitet 2008-2010 ai luajti mbi 50 ndeshje dhe duke shënuar mbi 20 gola.

Ne shtatorin e vitit 2020 mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka zghidhet kapiten i ri i Kombëtares së Zvicrës. Kapiteni i Natit, Granit Xhaka, bëhet baba për herë të dytë me 24 Prill 2021.

Edhe me te njohur futbollisti zviceran Granit Xhaka e beri loja e fundit në Katar me 2 dhjetor, i cili manegjoli ne mënyre te shkelqyeshme ndeshjen duke i sjellur fitore Zvicres (3:2) kunder Serbise, te cilin vend e eleminoi nga botërori. Për keto merita FIFA e shpalli Granit Xhakën si lojtari i ndeshjes Zvicër-Serbi!

Meqenëse Granit Xhaka aktualisht gjendet ne boterorin në Katar, kjo mirënjohje nga redaksia jonë ne mënyre solemne do t’i jepet pas kthimit te tij nga Doha në Zvicër. Cmimi z.Xhaka do t’i dorëzohet nga gazetari yne i njohur nderkombëtar Nefail Maliqi qe drejton gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Gazeta zviceriane në shqip Le Canton27.ch shpall Granit Xhakën “Personalitet të vitit 2022”