Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit sot me 2 dhjetor 2022,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë në prani të shumë bashkatdhetarëve në Zvicër organizoi ekspozitë me fotografi nga artisti Arian Mavriqi.
Para të pranishmëve foli edhe Ambasadori i RKS z. Sami Ukelli i cili i falënderoi pjesëmarrësit dhe fjala hyrëse ishte urime 28 Nëntori Dita e Flamurit.
Po ashtu edhe Arian Mavriqi i cili ishte shumë i lumtur për organizimin e Expozitës që të sjellë nga vendlindja fotografi për bukurit natyrore për bashkatdhetarët dhe një lule me aromë nga mëmnëdheu.
Ai tha se Kosova është vend me shumë bukuri natyrore mahnitëse për vendorët dhe për të huajt që dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën. Unë jamë një nga ata shumë artist që me dëshirën dhe profesionalizëm jemi në kontribut të vendit duke potencuar se jemi një komb dhe një rini të mrekullueshme të cilët me kohen janë në angazhime gjithandej të paraqesin vendin më të mirë në Ballkan në gjithë boten.
Ndër të tjerat ishte edhe urimi shumë i zjarrtë për 28 Nëntorin dhe nga Ambasada në Bern i uron shqiptarëve kudo që janë në bote Ditën e Flamurit.
Televizioni Syri me gazetarin Besim Laci për së afërmi filmoi zhvillimin e manifestimit dhe intervistoi të pranishmit e po ashtu edhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bern të Zvicrës shkëlqesinë e tijë Z. Sami Ukelli dhe artistin Arian Mavriqi.