Xhafer Sejdiu për një kohë të gjatë është angazhuar në organet e larta të Sindikatës “UNIA” fillimisht duke qenë anëtar i kryesisë dhe së fundmi kryesues në këtë sindikatë për regjionin e Zürich – Shaffausenit si dhe delegat i Industrisë së Ndërtimtarisë Profesionale. Që nga themelimi i këtij organizimi Xhaferi ishte ndër aktivistët më aktiv dhe po ashtu bënë pjesë edhe në grupin për migracion të Sindikatës UNIA. Në çdo tubim, grevë, demonstratë apo aksion ku luftohet për të drejtat e punëtorëve, aty është Xhaferi. Falë kërkesës dhe fjalimit të tij bindës, Kongresi i UNIA e ka bë temë Marrëveshjen për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ai është figura kryesore e aktivistëve sindikalë nga Zürich-u dhe një simbol dhe shembull për shumë aktivistë sidomos për të rinjtë. Vlen të përmendet fakti që më 5 nëntor 2002: Ai së bashku me 2.000 kolegët e tij të ndërtimit të Sindikatës së Ndërtimtarisë dhe Industrisë, bllokojnë Baregg-tunelin dhe autostradën zvicerane A1, përmes të cilit veprim madhështor, në fund ata arritën të fitojnë të drejtën e pensionimit në moshë të mëhershëm (në pension me 60 vjet, ndërsa 5 vite më herët nga mosha e paraparë me ligj) për punëtorët e ndërtimtarisë. Ai është një sindikalistë shumë aktiv dhe sindikalizmi për vite me radhë ka formësuar jetën e tij.
Duke qenë një punëtor, veprimtar, një filantrop dhe mbi të gjitha një atdhetar i devotshëm Xhaferi është i nderuar dhe i respektuar për gjithë ata që e njohin dhe kanë pasur rastin ta takojnë.
Ai është një mbështetës i interesave të punëtorëve tanë në Zvicër dhe mbështetës i vazhdueshëm i gjitha lëvizjeve përparimtare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut dhe gjithandej nga jetojnë shqiptarët në Diasporë.
Puna dhe kontributi i tij ndër vite për çështjen shqiptare e bëjnë një njeri të nderuar dhe të respektuar kudo. Xhaferi vazhdon të mbajë lartë edhe vlerat më të çmuarat, siç ishte dhe mbetet lufta jonë çlirimtare, mbështetës i shumë aksioneve humanitare, shoqërore, atdhetare dhe çlirimtare.
Ndër të tjera ai bënë pjesë aktive edhe në stafin e prointegra.ch, të rrjeteve të diasporës dhe lëvizjeve sociale në Zvicër dhe vendlindje.
Shprehim urimet tona të veçanta në cilësi të Ambasadorit të Paqes në Evropë dhe mbështetjen nga Mërgata shqiptare shprehet z. Tahir Shabani, Ambasador dhe lider për Paqen Botërore – President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Miqësisë në Francë. / shkruan Prointegra