Shqiptarët e Sarganserlandit në Zvicër bëhen me mjek am shqiptarë, dr. Mirsad Osmani nga Sllupçani hapi ordinancën e tij!

SYRI TV

Nga 1 shtatori i këtij viti mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në zonën e Sarganserlandit, kantoni i St. Gallen-it në Zvicër, do të kenë në dispozicion shërbimet e mjekut të përgjithshëm shqiptar Mirsad Osmani me prejardhje nga Sllupçani i komunës së Likovës,

Dr.Mirsad Osmani ordinancën e tij e ka hapur në Flums, ndërsa mund të regjistrohen pacientë nga e tërë zona e Sarganserlandit.

Lajmin për hapjen e kësaj ordinancës e kanë mirëpritur të gjithë mërgimtarët shqiptarë të asaj zone.

“Edhe kjo dëshir e imja që të kem mjekun am shqiptarë u bë realitet. Prej sot mjek shtëpie do ta kem mjekun më të mirë dr.Mirsad Osmanin. Dokit i uroj punë të mbarë dhe i uroj të na bëj edhe më tutje krenar me këto hapa kaq të mëdhenj në karieren e tij”, ka deklaruar Orhan Osmani, familjarë i ngushtë i tij.

“Hapja e ordinancës së dr. Mirsadit na ka gëzuar të gjithëve. Unë do të regjistrohem me gjithë familjen, sepse dr. Mirsadi është shumë i sjellshëm, është i thjeshtë dhe të ndihmon në çdo mundësi. E do krejt rajoni”, thotë Dritan Alili, i cili jeton dhe vepron në Sargans, me prejardhje nga Vaksinca e komunë së Likovës.

Per Syri TV – Arben Mehmeti