▪︎ Dallimi mes intelektualit të vërtetë dhe atij të rrejshëm- pseudo intelektualit, është se i pari është i ditur e i vendosur dhe nuk ndalet se lexuari e studiuari, kurse i dyti është mediokër që ka marr një diplomë, por që është i padije dhe nuk lexon e studion fare!
▪︎ Intelektuali i vërtetë si besimtar shkencor që është, besimin e bazon ne dije – shkencë dhe në logjikën e Frymës Krijuese Njerëzore, kurse pseudo intelektuali nuk ka mendim te vetin, por shkon kah të fryj era!
▪︎ Pseudo intelektuali i cili deri dje i ka shërbyer ideologjisë monisto- komuniste, sot ose është në shërbim te ndonjë organizimi kriptokomunist-monist, ose në shërbim të ndonjë sitemi monist – fetar!
▪︎ Intelektuali i vërtetë është vizionar, jeton me popullin i ndien hallet e tij, vepron në kohen dhe vendin e duhur, i parasheh gjërat që mund të ndodhin dhe e ka guximin t’i paralajmëroj njerëzit për të këqijat që mund të ndodhin!
▪︎ Pseudo intelektualit, si mediokër që është, nuk i bëhet vonë për asgjë, ai flet e shkruan pasi të ndodhin gjërat, dhe këtë e bënë për interes të vetin e jo për interes të popullit!