Shaip Kamberi organizon Koktej Falenderimi për Lagjën e Strukarëve në Tërnoc.

SYRI TV

Sot edhe zyrtarisht, Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ka bërë ndarjen e mandateve ku është zyrtarizuar mandati i deputetit Shaip Kamberi, raporton rtvpresheva.com

Prandaj, në shenjë falenderimi për përkrahjen e vazhdueshme që kjo lagje u detyrua 5 herë të votojë në një proces të veshtirë zgjedhor, i cili u kurorëzua me fitore, Shaip Kamberi ka ftuar banorët e Lagjes së Strukarëve në koktej që do të organizohet në oborrin e shkollës në Lagjen e Strukarëve prej orës 19.

“Në shenjë falenderimi për përkrahjen e vazhdueshme që na keni dhënë në një proces të veshtirë zgjedhor, të cilin e kurorëzuam me fitore, ftoj banorët e Lagjës së Strukarëve, nesër, në koktej që do të organizohet në oborrin e shkollës në Lagjen e Strukarëve prej orës 19:30. Faleminderit gjithësecilit. Shihemi nesër” ka shkruar z.Kamberi