Dy politikanë “të dashuruar” pas Rusisë, Vuçiq dhe Orban fitojnë zgjedhjet në vendet e tyre – çfarë do të thotë kjo për Putinin?

SYRI TV

Pas disa javësh dështimi për të ndarë Evropën rreth agresionit në Ukrainë, Vladimir Putin po i shijon dy fitore të vogla diplomatike të kësaj fundjave.

Si në Hungari ashtu edhe në Serbi, partitë e hapura pro-ruse fituan lehtësisht zgjedhjet legjislative, duke ia kujtuar Putinit se pavarësisht reagimit të vendosur dhe kryesisht të bashkuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj pushtimit, ai ka disa miq në perëndim të tij.

Triumfi më i rëndësishëm ishte i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili fitoi një numër të madh të votave në zgjedhjet parlamentare. Hungaria është një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që do të thotë se Putini mund të pretendojë se ka një mik në krye të dy prej institucioneve që i urren, raporton cnn.

Të dielën mbrëma, gjatë fjalimit të tij të fitores, Orban zemëroi jo vetëm Bashkimin Evropian, por edhe Ukrainën, transmeton Telegrafi.