Rusia planifikon “zbarkimin” e dhjetëra mijëra ushtarëve tjerë në lindje të Ukrainës

SYRI TV

Rusia do të “zbarkojë” mijëra ushtarë në lindje të Ukrainës, raporton Reuters.

Rusia po përgatitet për fushatën e radhës kundër ushtarëve ukrainas në lindje të këtij shteti evropian, ku sipas të gjitha gjasave planifikohet zbarkimi i dhjetëra mijëra ushtarë tjerë, transmeton Telegrafi.

E këto pretendime i ka mbështetur edhe Shtëpia e Bardhë gjatë ditës së sotme, duke bërë të ditur se po punojnë me aleatët për një sërë sanksionesh të reja kundër Moskës.

Sipas këshilltarit për siguri nacionale, Jake Sullivan, trupat ruse janë duke u rigrupuar dhe pritet të godasin në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/