Sipas ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me Ligjin e ri për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme nuk do të përjashtohet askush nga zyrtarët publik, masdje as ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë, raporton Kanal10.
Haxhiu në Prime Time në Kanal10, ka shtuar se me pagat e zyrtarëve të lartë në Kosovë askush nuk ka mundur të bëhet milioner ashtu siç ka ndodhur më parë.
Unë konsideroj se ne duhët t’i fuqizojmë intutucionet tona në kuptimin që të merren edhe me pasuritë e politikanëve të cilat nuk mund t’i justifikojnë. Kosova është vend i vogël. Të gjithë e dinë se kush si ka vepruar para dhe pas luftës. Ne jemi të inetresuar t’i fuqizojmë institucionet tona dhe të krijojmë institucione të reja nëse është nevoja. Jo vetëm e pasuria e atyre që kanë qenë në pushtet deri më tani, por pasuria e të gjithëve do të verifikohet”.
“Në momentin kur Institucioni do të themelohet nga Kuvendi, pra kur fillon puna e tij. Në rastin kur shohin se një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të ardhurat që i ka, sepse duhet me theksu faktin që me 1200 me 1500 euro qoftë të Presidentit apo Kryesministrit, nuk mund të bëhesh as milioner e as të kesh biznese. Në Kosovë është keqpërdorur pozicioni që kanë pasur zyrtarë. Askush nuk është imun nga kontrollimi i pasurisë, edhe unë, edhe ata (Thaçi e Veseli) edhe të gjithë”, tha Haxhiu në Prime Time me Xhemajl Rexhën./gazetaexpress